Në vitin 1912 katër shtete ballkanike: Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi filluan luftë kundër Perandorisë Osmane, që të lirojnë trojet e populluara kryesisht me të krishterë, në pjesën e saj evropiane.
Ideja për pavarësinë e bullgarëve në Maqedoni dhe në Trakinë e Edrenesë, të cilët ende gjendeshin nën pushtetin e Perandorisë Osmane, vazhdonte të ishte e gjallë në shoqëri edhe pas Çlirimit të vendit gjatë vitit 1878. Ajo ishte kauzë për politikanët dhe intelektualët, për shumë bullgarë të thjeshtë. Në emër të kësaj ideje lindi lëvizja çlirimtare, maja e së cilës, kryengritja e Ilindenit nga viti 1903, për fat të keq pësoi disfatë.
Gjatë vjeshtës së vitit 1911 në qytetin Shtip të Maqedonisë revolucionarë bullgarë organizuan një atentat, që të tërheqin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj kërkesës për autonominë e Maqedonisë. Gjatë atentatit vdiq një njeri. Si rrjedhojë e kësaj filluan represione kundër popullsisë bullgare. Në Mbretërinë bullgare jehona ishte e madhe, u zhvilluan shumë demonstrata me kërkesë për çlirimin e bashkatdhetarëve tanë nga zgjedha osmane. Këto qëndrime në shoqëri e stimuluan qeverinë bullgare për të krijuar një Bashkim Ballkanik nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe, së pari me Serbinë, pas kësaj me Greqinë. Kështu u realizua një detyrë e vështirë diplomatike. Forcimi i entuziazmit patriotik, sidomos pas një dhune të re – në Koçani gjatë korrikut të vitit 1912, e detyroi qeverinë bullgare për të vepruar me armë për fitoren vendimtare.
© Foto: lostbulgaria.com
Nga pikëpamja bashkëkohore lufta u përgatit tepër shpejt, u bënë disa gabime, sidomos në marrëveshjet për rimëkëmbjen e Ballkanit pas luftës, por grada e tensionit në shoqërinë bullgare ishte kaq e madhe, se nuk kishte variante të tjera.
Sipas disa historianëve kryeministri i atëhershëm bullgar Ivan Evstratiev Geshov – bankier paqedashës dhe kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave, si edhe partia e tij – Partia Popullore nuk kërkonin luftë, por pas vrasjeve në Shtip dhe Koçani tensioni në Bullgari u rrit shumë. Te mbreti bullgar Ferdinand erdhën telegrame dhe letra, në të cilat shtetasit bullgarë bënin thirrje për luftë.
Entuziazmi për lirimin e vëllezërve të robëruar ishte vërtetë shumë i madh. Nikolla Obretenov – një revolucionar i madh bullgar, mbajti fjalim në Ruse, ku tha: “Ne duhet ta mbarojmë veprën e shenjtë të Levskit dhe Botevit (heronjtë tanë më të njohur kombëtarë), duhet t’i lirojmë bashkatdhetarët tanë. Dhe unë, madje në këtë moshë, do të kapë pushkën prapë dhe do të luftoj kundër Perandorisë Osmane.” Pejo Javorov – një prej poetëve tanë të mëdhenj, që para se të shpallet lufta depërtoi në prapavijat e armikut në Maqedoninë e Pirinit me çetën vullnetare. Ai u bashkua me repartin e vojvodës Jonko Vapcarov dhe mori pjesë në një sërë betejash.
© Foto: promacedonia.org
Heroizmi i Javorovit nuk ishte rast i veçantë. Shumë korrespondentë të huaj shënojnë me befasim të madh se kjo nuk është thjeshtë një ushtri, por një popull i armatosur. Tetari Popullor në Sofje i ndaloi të gjitha pjesët në kohën e luftës, sepse shumica e artistëve u përfshinë në ushtri. Nga grupi teatral vdiq aktori Hristo Gançev, kurse disa të tjerë u plagosën. Në regjimentin e parë të këmbësorisë morën pjesë dhe shumë intelektualë të shquar dhe njerëz të artit.
Mobilizimi dhe marshimi i ushtrive drejt kufirit e materializuan këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm kombëtar në një sërë skenash të paharrueshme, të përshkruara nga reporterët e atëhershëm. “Thirrja për mobilizim u prit jo me gëzim, jo me miratim, por me një entuziazëm të çmendur, të pafrenueshëm.” – shkruan korrespondenti ushtarak kapedani Spas Ikonomov.
© Foto: lostbulgaria.com
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..