Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ishte mikpritëse e një takimi bashkues të opozitës siriane

Për herë të parë përfaqësues të tri formacioneve kryesore opozitare në Siri u takuan në Bullgari. Mikpritës ishte ministri i punëve të jashtme, z. Nikollaj Mlladenov.
Foto: BTA
Më 28 maj papritmas u njoftua se në qytetin Pravec, jo larg Sofjes, është zhvilluar një takim i opozitës siriane. Informacion paraprak për takimin nuk ishte njoftuar për shkaqe sigurimi. Befasisht, informacioni për takimin u shpall nga Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme, e cila publikoi gjithashtu një deklaratë të pjesëmarrësve në bullgarisht dhe arabisht. Takimi koincidoi me një moment jashtëzakonisht dramatik në Siri. Shkas për zhvillimin e tij u bë jo vetëm vrasja e 100 fëmijëve dhe grave në Hula, por edhe vrasjet në rajone të tjera të vendit.

Takimi bëri një përshtypje të madhe për faktin se deri tani përfaqësues të tri formacioneve kryesore opozitare në Siri – Këshilli Kombëtar të Sirisë, Këshilli Kombëtar i Kurdëve dhe Blloku Kombëtar i Fiseve Siriane nuk ishin takuar në një vend. Në Bullgari i ka çuar qëllimi i përbashkët për përmirësimin e koordinimit mes tyre për ndërrimin e regjimit të Bashar Asad dhe për aktivizimin e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e dhunës. Mikpritës i takimit ishte ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov.

Deklarata e forcave siriane në opozitë, e publikuar nga Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme, paralajmëron se deklaratat dënuese të komunitetit ndërkombëtar tashmë nuk janë të mjaftueshme për mbrojtje të popullit sirian. Në të i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndërmarrë përgjegjësi nëpërmjet rezolutave vendimtare. Pjesëmarrësit drejtojnë apel ndaj Ligës së shteteve arabe dhe Organizatës për bashkëpunim islamik për ndihmë urgjente humanitare. Edhe tri formacionet opozitare ripohojnë domosdoshmërinë për shkatërrimin e regjimit.

Pyetjes së Radios Kombëtare Bullgare çfarë do të ndodhte në qoftë se Këshilli i Sigurimit nuk ndërmerr përgjegjësinë e vet, kryetari i Këshillit Kombëtar të Sirisë Burhan Galiun iu përgjigj se kjo do të bëhet nga grupi “Miq të Sirisë”. Në të marrin pjesë rreth 70 shtete perëndimore dhe arabe. Gjatë prillit të këtij viti ky grup njohu Këshillin Kombëtar të Sirisë si përfaqësues legjitim të të gjithë sirianëve dhe si ndërmjetës kryesor midis opozitës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Kështu, duke folur për një ndërhyrje eventuale të grupit “Miq të Sirisë” në fakt Burhan Galiun përhapi në hapësirën publike hipotezën për një ndërhyrje eventuale ndërkombëtare pa sanksionimin nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në deklaratë pjesëmarrësit ripohuan domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut midis formacioneve të ndryshme të opozitës për bashkimin e vizionit të saj, për thellimin e veprimeve të përbashkëta dhe për ndërtimin e një shteti juridik. Kjo shtroi tërthorazi çështjen nëse Bullgaria do të vazhdojë të bashkëpunojë për realizimin e këtyre qëllimeve. Në takimin e grupit “Miq të Sirisë” gjatë muajit prill në Stamboll ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov u bëri thirrje të gjitha grupeve të opozitës për ta përkrahur “Planin për tranzicionin në Siri” të paraqitur nga Këshilli Kombëtar i Sirisë. Atëherë ai siguroi se Bullgaria do ta përkrahë Këshillin Kombëtar të Sirisë për t’i bindur ato vende, të cilat ende janë të një mendimi tjetër. Ka të ngjarë që takimi bashkues i opozitës siriane në Bullgari të jetë rrjedhim i këtij sigurimi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD