Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Baritoni Vlladimir Stojanov mahnit skenat ndërkombëtare

Vlladimir Stojanov Vlladimir Stojanov është një bariton bullgar, i cili është më i njohur në botë, sesa në atdhe. Zëri i tij dëgjohet në skenat më të mëdha botërore. Një prej roleve të tij më karakteristike është ai i Zhermonit në “Traviata” të Verdit. Me këtë rol ai debutoi në “Arena di Verona” në Itali para një publiku të madh në hapjen e sezonit të 89-të.

Vlladimir Stojanov ka lindur në Pernik në vitin 1969. “Në fisin tim ka njerëz, të cilët tregojnë interes për muzikën, por nuk ka muzikantë. Babai im ishte avokat, nëna ime – infermiere – tregon Vlladimir. – Unë fillova të këndoja që si i vogël, në korin për fëmijë të dirigjentes Zoja Vidas. Isha në kor 7 vjet. Një hap shumë i rëndësishëm për mua ishte qëndrimi im në Akademinë “Boris Hristov” në Roma, njohja ime me Nikolla Gjuzelevin dhe puna jonë e përbashkët. Është shumë mirë të njihesh me njerëz, të cilët kanë arritur majat më të larta në profesion. Ata janë të një niveli më të lartë dhe është më lehtë të komunikosh me njerëz të tillë, të cilët jo vetëm të ndihmojnë në profesion, por të ndryshojnë tërë mënyrën e të menduarit, qëndrimin ndaj jetës.

Gjatë disa viteve të fundit baritoni Vlladimir Stojanov kishte shfaqje në shumë skena të autoritetshme – në Paris, Valencie, Barcelonë, por pohon se e tërheqin teatrot më të vegjël dhe të vjetër operistikë italianë, të cilët kanë një atmosferë, akustikë dhe bukuri origjinale.

Bullgari ka kënduar me disa prej yjeve më të mëdha të operës, ndër të cilët është prima ruse Anna Netrebko (në Vjenë) dhe sopranoja gjermane Diana Damrau (në Metropolitën).

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES

По публикацията работи: Juliana Aleksieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..

botuar më 24-09-13 8.25.PD