Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja bëhet kryeqytet i verës ballkanike

Foto: balkanswine.eu

10 vende nga Gadishulli i Ballkanit do të mbrojnë titullin e vet të forcës së pestë në botë për prodhimin e verës. Nga data 14 deri më 17 qershor Sofja bëhet kryeqyteti i verës ballkanike, ku gjatë kohës së Festivalit të parë ndërkombëtar 400 verëra prej 90 kantinave nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Greqia, Turqia dhe Bullgaria do të luftojnë për dekoratën “Top vera e Ballkanit”.

Historia shekullore ka dëshmuar se, vreshtat dhe vera kanë lindur në Gadishullin Ballkanik. Por, shumë pak veta e dinë se, Ballkani është forca e pestë në botë mes prodhuesve të eliksirit të hyjnive. Fill pas Francës, Italisë, Spanjës dhe ShBA-së vjen dhe regjioni ynë, i cili është me një pasuri të tillë të madhe të varieteteve vendase, të verërave interesante dhe një rilindje të paparë në prodhimin e verës saqë, ideja për një forum ndërkombëtar ballkanik lind në mënyrë spontane dhe gjen një përkrahje të madhe nga bashkësia botërore e verës.

Qëllimi i festivalit është ta ngrejë “Ballkanin” në një pozitë të re si regjion, i cili jo vetëm që ka dhënë vreshta dhe verë, por dhe një cilësi të lartë të produktit të vet. Njerëzit “pas verërave” përkushtojnë të gjithë pasionin e vet ballkanik, që të mund të mbrojnë dhe të ruajnë varietetet vendase.

In vino veritas” – thuhet në një fjalë të urtë latine. Mbi të mbështetet organizatorët, të cilët përmes verës duan të bashkojnë vendet ballkanike dhe të fshijnë varietetet e

Galina Niforu

vjetra dhe pretendimet. “Ne duhet të jemi krenar me prodhimin tonë të verërave dhe të fillojmë të ndjekim qëllimet tona të përbashkëta, sepse mungesa e një marketingu të mirë dhe të reklamës u pengon të gjithëve në regjion – komenton për Radio Bullgarinë idenë e festivalit Galina Niforu, drejtoreshe ekzekutive e festivalit të verës. – Disponojmë me varietete të shkëlqyera vendase nga çdo një anë – Bullgaria, Greqia, Turqia, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia e kështu me radhë. Këto janë varietete të cilat janë një pasuri botërore dhe më shumë kantina, të cilat marrin pjesë në këtë forum na kanë dërguar mostra nga verërat e veta, të cilat do të degustohen gjatë kohës së ngjarjes.”

Konkursi ka për qëllim të përcaktojë verën më të mirë ballkanike. Kjo do të jetë një garë shumë e fortë, e cila rastis për herë të parë. Mbi 400 prova të verërave nga i gjithë regjioni ballkanik kanë deklaruar pjesëmarrje dhe çdo një vend do të luftojë për “Grand trofeun” – statujë e cila simbolizon vreshtat, diellin dhe përsosmërinë e “Njerit virtytian" (skicim i trupit njerëzor nga Leonardo da Vinçi). Top ekspertët e verës nga kategoria “master of wine” nga ShBA-ja, Rusia, Zvicra, Britania e Madhe, Suedia dhe të gjitha vendet ballkanike do të vlerësojnë eliksiret. Organizatorët shpresojnë që ata të bëhen ambasadorët e natyrshëm të kulturës në Ballkan dhe të verërave ballkanike.

Ku është Bullgaria mes kësaj buqete të erërave prej vere?

“Bullgaria zë pozita shumë të mira – thotë Galina Niforu. – Supozoj se, te verërat e kuqe do të prezantohemi jashtëzakonisht mirë, sepse kemi tradita të vjetra dhe prodhojmë verë të kuqe me cilësi të lartë. Në ndryshim prej nesh, vendet e tjera janë më të forta te verërat e bardha. Gjatë viteve të fundit në Bullgari rastisën “çudira” – në këtë biznes fillon të investohet shumë, dega zhvillohet mirë, mbillen vreshta të reja, teknologjia është krejtësisht e ndryshuar si dhe pajisja për prodhimin e verërave.”

Të gjitha vendet ballkanike kanë prioritete të njëjta si dhe mangësi, hasin vështirësi të njëjta në promovimin dhe imponimin e verërave të veta në tregun botëror. Mungesa i buxheteve të mëdha të marketingut, karakteristike për prodhuesit e tjerë të verës si Franca ose vendet nga “Bota e Re”, i bën verërat me cilësi ballkanike jo të afta konkurruese.

“Përse duhet të pimë verë të lira nga Afrika Jugore, Italia, Kili, të cilat po e përmbushin tregun tonë, por të mos të përkrahim verërat bullgare dhe ballkanike, të cilat kanë cilësi të shkëlqyera dhe janë vetëm prej varieteteve vendase, por dhe me një karakter internacional – flet me një patriotizëm Galina Niforu. – Shumë nga këto kantina shfrytëzojnë konsulentë-enologë të huaj, kurse kjo është një mënyrë tjetër t’i kushtohet vëmendje bashkësisë botërore të verës ndaj regjionit tonë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: balkanswine.eu

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD