Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Mbrojtja detare

Anijet siluruese “Drëzki” dhe “Hrabri” në portin Burgas, vitet 30 të shekullit të XX-të
Foto: www.lostbulgaria.com
Më 11 prill të këtij viti u mbushën 68 vjet nga vdekja e kapedanit të rangut të dytë Dimitër Dobrev, një prej themeluesve të Flotës ushtarake bullgare, komandant i anijeve siluruese gjatë Luftës ballkanike. Ме këtë rast ju paraqesim informacion interesant për mbrojtjen detare bullgare gjatë konfliktit. Në sfondin e betejave të mëdha tokësore gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit 1912 veprimet e flotës ushtarake bullgare mbeten në hije, por në fakt Bullgaria, me forcat e saj modeste, dhe pa përvojën e domosdoshme luftarake në det, ka bërë shumë për sigurinë e vet, kurse përgatitja për mbrojtjen detare u krye me kohë dhe filloi shumë kohë para luftës. Më shumë hollësi për mbrojtjen tonë detare na tregon Marieta Staneva nga Muzeu historik ushtarak:

“Në vigjilje të Luftës ballkanike Flota jonë detare dispononte gjashtë anije siluruese, përfshi këtu dhe anijen e njohur “Drëzki”, (“Guximtarë”) dhe kryqëzorin “Nadezhda” (“Shpresa”). Modernizimi i flotës vazhdoi edhe në periudhën mu para luftës. Për shembull në kryqëzorin “Nadezhda” u montua një radiostacion, i cili gjatë betejave luftarake pengoi lidhjen e Kështjellës së rrethuar turke të Edrenesë me kryekomandën në Kostandinopojë.

© Foto: arkivë

Tubi i dëmtuar i anijes “Drëzki”
Në përputhje me planin operativ detyra kryesore e flotës ishte mbrojtja e Varnës dhe portit në tokë dhe det. Për këtë qëllim u organizua një mbrojtje e palëvizshme, e cila përbëhej prej 4 baterish, me gjithsej 8 armë. Para luftës gazetat komentonin me optimizëm se bombardimi i Varnës dhe Burgasit dhe madje sundimi i tyre me desant, nuk do të ndikonin mbi zhvillimin e veprimeve ushtarake. Megjithatë komanda mori masa dhe transferoi në Varna akoma 13 bateri topash nga Batalioni i Vidinit dhe i Shumenit.

Më e rëndësishmja gjatë periudhës së mobilizimit, ishte minimi i Gjirit të Varnës. Deri më 5 tetor ishte krijuar një rrethim prej 214 minash. Mbrojtja e Regjionit të Burgasit u realizua krejtësisht nga artileria dhe këmbësoria. Komanda e flotës arriti të dezinformojë me sukses rivalin, duke shpallur zyrtarisht se Gjiri i Burgasit gjithashtu është minuar, pa pasur atje asnjë minë. Kjo dinakëri dha rezultate shumë të mira.

Rivali dispononte një flotë shumë më të madhe nga ajo bullgare. Ajo përfshinte gjashtë koracata, dy kryqëzorë të mëdhenj – “Hamidie” dhe “Mexhidie”, si dhe anije të tjera. Plani i komandës turke parashikonte bllokadë të bregdetit tonë, asgjësim, ose çarmatosje të flotës sonë ushtarake, qitje kundër pikave të rëndësishme dhe zbarkim desanti. Që gjatë ditës së dytë të luftës – më 6 tetor të vitit 1912 para Varnës dy anije bullgare ishin sulmuar nga eskadra dhe u detyruan të largohen. Herët në mëngjes më 8 tetor kryqëzorët “Hamidie” dhe “Mexhidie” bombarduan Kavarnën, asgjësuan godinën e doganës, si dhe ndërtesa të tjera. Më 15 tetor komandanti i kryqëzorit “Hamidie” u drejtoi një ultimatum kryetarëve të bashkive të Ballçikut dhe Varnës. Ai i paralajmëroi se dy qytetet do të bombardohen, në qoftë se nuk kapitullojnë. Autoritet bullgare e refuzuan ultimatumin, por flota turke nuk ndërmori masa të mëtejshme.

Gjatë muajit nëntor flota ushtarake bullgare mori pjesë në betejën e saj të parë të madhe dhe fitoi për herë të parë. Sipas të dhënave të zbulimit bullgar dy anije të armikut, të ngarkuar me municione, nisin nga porti rumun Kjustenxha për në Kostandinopojë. Kapedani i rangut të dytë Dimitër Dobrev merr urdhrin për t’i zhytur. Gjatë natës me të gdhirë 20 nëntori 1912 ai drejton katër anije siluruese, të cilat arrijnë të kalojnë afër rrethimeve me mina pa u parë nga armiku. Pak pas mesnatës – rreth 32 milje në detin e hapur shihet silueta e një anijeje të madhe – “Hamidie”. Anijet bullgare arrijnë të afrohen, pasi ekuipazhi turk i merr për anije turke.

© Foto: www.lostbulgaria.com

Aparatet e pupës të një anijeje siluruese të tipit “Drëzki”, fillimi i shekullit të XX-të

43 minuta pas mesnatës nga rreth 500 metra anija jonë e parë “Letjashti” (“Fluturues”) lëshoi një të shtënë siluri, e cila doli e pasuksesshme. Që atëherë “Hamidie” hapi zjarr. I pasuksesshëm ishte dhe sulmi i “Smeli” (“Të guximshëm”). “Hamidie” hapi zjarr edhe kundër saj. Përveç kësaj timoni i saj bllokoi dhe ajo filloi të lëvizë në rreth. Bocmani arriti ta përballojë problemin dhe anija “Smeli” u tërhoq vetëm me një gërvishtje në korpus. “Strogi” (Të rreptë) gjithashtu nuk arriti ta godasë armikun dhe kështu shpresa e fundit mbeti anija “Drëzki”. Ajo hapi zjarr nga rreth 100 metra. Siluri goditi ballin e kryqëzorit turk. Ky dëm nuk lejoi që anija turke të vazhdojë pjesëmarrjen e vet deri në fund të luftës. U vranë 8 veta dhe 32 të tjerë u plagosën.

Herët në mëngjes katër anijet bullgare u kthyen në Varna, ku u mirëpritën me gëzim të madh.

Komanda turke së shpejti hoqi dorë nga ideja për të hedhur një desant në bregdetin bullgar. Merita për këtë kanë jo vetëm veprimet profesionale dhe të shpejta të flotës bullgare. Për këtë kontribuuan dhe ushtritë tokësore bullgare, të cilat sulmuan ushtrinë turke në Traki afër Çatallxhës.

Pa dyshim arritja më e madhe e flotës sonë gjatë Luftës ballkanike është fitorja e parë detare. Për të na rikujton një fotografi me anijen e dëmtuar “Radecki” në Fondin e Muzeut ushtarako-detar në Varna. Sot anija legjendare është ndër eksponatet e muzeut.

© Foto: www.lostbulgaria.com

Dëme të shkaktuara të anijes “Drëzki” në betejën me kryqëzorin “Hamidie”, një fotografi nga vitet 30 të shekullit të kaluar

Kjo fitore detare kishte jehonë jo vetëm në gazetat bullgare, por edhe në shtypin e huaj. Gazeta turke “Tesfiri efkjar” botoi vlerësimin e komandantit të anijes “Hamidie” Hyseim Rauf: “Po të jemi të sinqertë duhet të themi se ky sulm i madh dhe i suksesshëm i flotës bullgare, e cila nuk ka tradita, është një fillim i madh, për të cilin ajo mund të krenohet”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Marieta Staneva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD