Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “Fqinjë të mirë” ose se si të integrohen qytetarët e huaj në Bullgari

Foto: BGNES
Imigrantët në Bullgari janë të përqendruar kryesisht në kryeqytet dhe në qytetet të mëdha, më tepër në qytetet bregdetare Varna dhe Burgas. Shumica prej tyre janë nga Rusia, Moldavia,Ukraina, Armenia, Afganistani, Turqia, Maqedonia dhe Kina por ka edhe qytetarë nga ShBA-ja, Brazilia dhe Tajlanda... Mungesa e një qendre vepruese informative, e cila të përgjithësojë të gjithë informacionit mbi çështjet e politikës së emigracionit te ne, të japë mundësi për kontakt midis bashkësive të emigracionit dhe të shoqërisë bullgare, është një nga problemet bazë të këtyre njerëzve. Çështjet të cilat i emocionojnë, janë të lidhura më tepër me mënyrën për marrjen e shtetësisë, me përfshirjen e tyre në jetën sociale dhe kulturore të vendit, me vazhdimin e arsimit të tyre ose me fillimin e punës dhe të biznesit. Një nga problemet e mëdha në procesin e integrimit të tyre në Bullgari, është gjetja e shpejtë e punës dhe të banesës, kurse pengesa e parë për këtë është barriera gjuhësore.

Që të mund e gjithë kjo të rastis më lehtë, gjatë viteve të fundit, dhe për më tepër pas aderimit në Bashkimin Evropian te ne po realizohen një sërë programesh informative dhe projekte si mes emigrantëve, ashtu edhe mes shoqërisë bullgare. Një prej tyre është projekti i cili përfundoi përpara disa ditëve i Shoqatës “Përgjegjësi” me emrin “Fqinjë të mirë”. Ai u realizua me financim nga Fondi integrues evropian pranë Ministrisë së punës dhe të politikës sociale të Republikës së Bullgarisë. Rezultatet nga intervistat e realizuara gjatë kohës së projektit mes 4 grupeve të bullgarëve: studentë, nëpunës në institucione, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, tregojnë se, në shoqëri mungon një informacion të pranueshëm dhe të gjerë për numrin dhe statutin e emigrantëve te ne. Si tërësi bullgarët më tepër janë konservativë për sa u përket proceseve të emigracionit dhe pavarësisht se populli ynë konsiderohet si mikpritës, i huaji merret nën mbikëqyrje, vërehet dhe merret nëpër gojë, derisa të mos të njihet dhe të pranohet ose të hidhet kategorikisht. Akoma për rezultatet e sondazhit të realizuar në kuadrin e projektit “Fqinjë të mirë” tregon Kalina Panajotovën, eksperte mbi marrëdhëniet ndërkombëtare në Shoqatën “Përgjegjësi”: “Bullgarët si tërësi nuk janë tolerantë ndaj atij të ndryshmit – është e mendimit zonja Panajotova. – Ata janë më tepër tolerantë ndaj njerëzve, të cilët i njohin personalisht dhe i pëlqejnë. Më i veçantë është qëndrimi sa u përket emigrantëve nga vende jashtë Bashkimit Evropian. Sa u përket atyre paramendimi dhe dyshimi është i rritur.

Ka frikë dhe mosbesim. Përfaqësuesit e popujve sllavë integrohen lehtësisht, më shpejt mësojnë gjuhën, sepse zakonet dhe kulturën i kanë të ngjashme me tonat. Shpeshherë bullgarët pohojnë se sillen me tolerancë, por faktikisht nuk është kështu. Për sa i përket imigrantëve, për dallim nga minoritetet, rrallë bëhen viktima të diskriminimit në lidhje me çështjen e punësisë. Gjithsesi, pjesë dërrmuese prej tyre thotë se komunikojnë me njerëz me paragjykime. Jo toleranca ndaj imigrantëve shfaqet më tepër tek marrëdhëniet personale se sa në nivel institucional.”

Në rastet kur bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtave të imigrantëve në Bullgari këta mbështeten më shpesh në rrjetet sociale dhe në kontaktet midis familjarëve, me shoqërinë, të njohurit, kolegët dhe me bashkatdhetarët e tjerë në vend. D.m.th. rrallëherë kërkojnë ndihma e institucioneve të vendit ku janë vendosur. Këtë e tregojnë të dhënat e intervistave, të zhvilluara në kuadër të projektit “Fqinjë të mirë”. Rreth 22 për qind të imigrantëve deklarojnë se në rast urgjent për ndihmë mjekësore dhe për këshill u drejtohen anëtarëve të rrjetit social në vend, ndërsa rreth 10 për qind prej tyre do të kërkojnë zgjidhjen e një çështjeje juridike tek institucionet e shtetit. Rreth 6 për qind do të konsultohen me avokat ose jurist dhe kaq do të lajmërojnë ambasadën apo konsullatën e tyre në Bullgari. Projekti ka për qëllim të kultivojnë besim dypalësh dhe të japë informacion, kështu që të ndryshojnë të dhënat negative të statistikës. “Finjë të mirë” do të ndërmarrë një sërë aktivitetesh: fushatë informative për problemet e imigrantëve në vend, nisma për mbrojtjen e kulturës, historisë dhe të traditave me qëllim integrimin e tyre më të lehtë. Sipas Kalina Panajotovës Bullgaria mund të imitojë praktikat e suksesshme të vendeve të BE-së, p.sh. ato të Spanjës. Bëhet fjalë për organizata joqeveritare, përfshi shoqata të themeluara nga imigrantët, bashkëpunojnë në mënyrë aktive me institucionet shtetërore në lidhje me lehtësimin e procesit të integrimit të të huajve dhe me sigurimin e banesave, punës dhe arsimit. Kështu mund të arrijmë bilanc interesash si të shoqërisë pranuese, ashtu edhe të imigrantëve, duke hapur derën e tolerancës reale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD