Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët shënojnë rekord të ri të kursimeve

Foto: Архив
Familjet bullgare mbase do të shënojnë rekord të ri të kursimeve të tyre në banka. Shuma e përgjithshme e depozitave arriti 17 miliardë eurot e papritura, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare. Pse e kemi fjalën për rekord? Sepse në fund të vitit të kaluar bullgarët kanë poseduar në llogaritë e tyre bankare 15.8 mlrd euro – “paraja e bardhë për ditë të zezë”. Përveç depozitave në banka, bullgarët kursejnë para në dorë. Vlera e tyre është 4 mlrd euro. Sipas traditës së dikurshme paratë kesh futen në kasaforta, dollapë dhe trezorë publikë, nën dyshek gjithashtu.

Pasuria financiare e bullgarëve gjatë tremujorit të parë të këtij viti arriti 23 mlrd euro, tregojnë të dhënat e kompanisë “Industry Watch”. Këtu përfshihen si depozitat e popullsisë, ashtu edhe paratë në dorë, kursimet e pensionistëve etj. Gjithsesi arsyeja kryesore për rritjen e kursimeve të bullgarëve ka të bëjë me depozitat në banka, të cilat formojnë 70 për qind të shumës së përbashkët. Për shkak të interesave të favorshme bullgarët masivisht depozitojnë mjetet në llogaritë bankare. Kështu fitimi i familjeve bullgare vetëm nga interesat gjatë vitit të kaluar kaloi mbi 600 mln euro. E thënë ndryshe, pasuria financiare e bullgarëve arriti rekordin prej 40 përqindësh të PBB-së. Bullgaria është mes vendeve të BE-së, ku pasuria financiare rritet me tempe të shpejta. Në të kundërt, jemi më të varfër se evropiani mesatar. Kjo, sepse bullgarët posedojnë vetëm një të nëntën e pasurisë mesatare të bashkësisë evropiane. Duhet marrë parasysh, se kur krahasohet pasuria e bullgarëve me atë të qytetarëve të tjerë të vendeve të BE-së, nuk duhet të mënjanohet ndikimi i vendeve më të pasura siç janë Gjermania dhe Franca, të cilat numërojnë popullsi prej shumë banorësh.

Ekspertët i sqarojnë arsyet për rekordin e rritjes së depozitave në banka, duke mbështetur në krizën e përkohshme. Pasiguria lidhur me të ardhurat rritet, kurse “paraja e bardhë për ditë të zezë” mund të ndihmojë në momente të vështira. Nga ana tjetër, familjet bullgare gjithnjë e më shpesh kursejnë shpenzimet për shtëpi, duke shtyrë blerjet e makinave, mobileve dhe riparimet për kohëra më të mira. Bullgarët hedhin para në banka edhe për shkak të interesave të larta të depozitave. Një arsye tjetër për rritjen e pasurisë financiare të bullgarëve ka të bëjnë me tërheqjen e kredive të reja dhe plotësimin e detyrimeve të reja. Pjesa dërmuese e bullgarëve, të cilët deri tani kanë parapëlqyer të investojnë në banesa, tani i shesin pronat e blera ose nuk e bëjnë këtë blerje fare. Kështu që paratë e tyre qëndrojnë në banka si depozita. Kjo shihet qartë te rritja e depozitave të mëdha prej më shumë se 50 mijë eurosh.

Mirëpo, kursimet janë të ndara jo në mënyrë të barabartë. Familjet, e prekura më shumë nga kriza, kursejnë më pak, sepse të ardhurat e tyre mbulojnë shpenzimet për banesën, për fëmijët dhe për ushqimin. Kjo kompensohet me rritjen e të ardhurave të pjesës tjetër të bullgarëve, të cilët i kanë mundësitë jo vetëm për të kursyer, por edhe për të përfituar nga paratë kesh të hedhura në trezorë.

Ekspertët në degë janë kategorikë se kjo tendencë do të ruhet edhe në të ardhmen, sepse gjatë tri viteve të fundit vërehet rritja e qëndrueshme e depozitave me rreth 12 për qind në vit. Megjithëse ka një ulje jo të konsiderueshme të interesave, këto mbeten të larta në raport me interesat mesatare të BE-së.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kolazh: Jana Mihajllova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD