Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fiesta e modës në Sofje

Foto: BGNES
Në një ceremoni të posaçme në kryeqytet më 9 korrik, Dhoma kombëtare e modës do të shpallë emrat e dizajnëve bullgarë, të cilët marrin një përkrahje për linjat e veta të modës në kuadrin e programeve të ardhshme të Këshillit evropian të modës. Ngjarja është një pjesë nga Java e shtatë e modës së lartë në Sofje. Ajo është e organizuar nga Dhoma kombëtare për modë në partneritet me Asociacionin e fotografëve të modës në Bullgari dhe me përkrahjen e Bashkisë së Sofjes.

Krahas me sfilitet e modës, e cila solli larmi në jetën e verës së Sofjes, Java e modës së lartë 2012 paraqiti: “Seminare pune mbi modelimin dhe konstruksion e veshjes, organizuar nga Akademia kombëtare e modës dhe shkollat për modelim dhe konstruksion – shton Nadja Vëleva, kryetare e Dhomës Kombëtare për modë. – Seminaret janë në 3 tema të veçanta: për fustane, për fund dhe për modelim të korsesë, dhe janë për të gjithë të cilët interesohen dhe duan të specializojnë në këtë fushë. Po kështu ka dhe klasë profesionale për makijazh dhe parukeri me pjesëmarrjen e profesionalistëve tanë të njohur në këto fusha. Mes tyre është floktari Goran Stojanov, i njohur në Itali dhe Francë. Gjatë vitit 2004 krijuam Dhomën kombëtare për modë, e cila gjatë vitit 2007 zhvilloi projektin Këshill evropian të modës. Ai u autorizua nga Bashkimi Evropian si një institucion zyrtar të bashkësisë për modë dhe dizajn të modës, që bashkon nën kapelën e vet 19 shtete. Me krenari do të them se, pikërisht nga vendi ynë u nis ideja për programin “Evropa e Modës”, e cila fillon gjatë këtij viti me konkurs për dizajnerë të rinj nën patronazhin e komisionarit evropian mbi punësinë Llasllo Andor.”

Java e modës së lartë në Sofje paraqiti dhe koleksionin e modës për burra për kohën e lirë pranverë-verë 2013 të Vasill Petrijskit, i cili tani jeton dhe punon në Malta. Dizajneri u kthye në podiumin vendas të modës pas një mungese 15 vjeçare posaçërisht për këtë javë: “Në fakt koleksionim është bërë mbi bazën e riciklimit – sqaron Vasill Petrijski. – Po punoj me një kompani holandeze, e cila blen koleksione të vjetra të markave të njohura evropiane. Ata më propozuan të bëjnë një seleksionim të veshjeve prej dizajni të xhinsave nga vitet e ndryshme. Unë i ripunova, u bëra një aranzhim të ri, futa dhe materiale të tjera, dhe u formua diçka interesante dhe frymëzuese, jo standarde. U formua një miksim nga moda e veshjeve bluxhins nga kontinentet dhe periudha të ndryshme. Ky koleksion është ekologjik, sepse krijuam diçka të re dhe moderne nga diçka të vjetër dhe të harruar. Ka dhe një nëntekst – të dalim nga super konsumi, të shikojmë se, me kreativitet mund nga e vjetra të bëjmë diçka të re. Mesazhi është se, duhet të kalojmë nga konsumi drejt krijimit.”

Përpara se të emigrojë gjatë vitit 1996, Vasill Petrijski është pjesë nga ekipi i studios për dizajn “Aries Unikat”. Ai ka veshur yje si Ian Gillan, Filip Kirkorov, Oskar Bentën gjatë vizitave të tij te ne. Veshje të tij akoma gjenden në gardërobën e këngëtarëve të njohur bullgarë. “Bota e modës po ndryshohet, ashtu siç ndryshohet edhe jeta. Tanimë nuk kërkohet shkëlqimi. Tendenca është për kthim drejt materieve natyrale, drejt komoditetit përpara shkëlqimit. Njerëzit duhet të synojnë të jenë individualistë dhe jo rob të markave të veçanta dhe viktima të modës”, është këshilli i dizajnerit Vasill Petrijski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD