Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Megjithë krizën bullgarët përsëri bëjnë pushime verore

Foto: Veneta Nikollova

Të gjithë e presin stinën e verës me padurim. Shumë njerëz i bëjnë gati valixhet dhe shkojnë për pushime verore për t’u kënaqur me detin, diellin dhe rërën e plazhit. Një pjesë e madhe e bullgarëve bëjnë kursime gjatë vitit që të shkojnë pa problem në det. Edhe sivjet megjithë krizën në vendpushimet verore të Bullgarisë është plot e përplot me bullgarë.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare të studimit të opinionit publik 48 për qind e bullgarëve do të bëjnë pushime në det. Një fakt interesant është se gjatë 9 viteve të fundit bashkatdhetarët të cilët parashikojnë të çlodhen në det apo në mal u katërfishuan. Si duket mungesa e parave dhe perspektivës, po ashtu papunësia në vend ka nxitur bullgarët që të shpenzojnë sikur nuk do të bëjnë më pushime. Ja pse ata nuk kursejnë para të bardhë për ditë të zezë. Faktet e dëshmojnë këtë. Gjatë 1993-ës mezi 11 për qind e bullgarëve kanë bërë pushime në det, derisa sot gati gjysma prej tyre mbush valixhet. Duke u rritur mosha, zvogëlohen mundësitë për pushimet verore. Kuptohet se njerëzit që nuk do të relaksojnë këtë verë janë pensionistët. Në këtë kategori bien edhe banorët e paarsimuar të vendbanimeve të vogla dhe njerëzit në gjendje të vështirë sociale. Në ditët më të nxehta të vitit këta do të rrinë në shtëpi para televizorit dhe do të çlodhen, duke pirë birë në ndonjë lokal të lagjes. Një pjesë e atyre bullgarë që kanë shtëpi në fshat do të punojnë kopshtin dhe do të bëjnë gati prodhimet për dimrin.

Pjesa më e madhe e bullgarëve të moshës deri në 29 vjeç sigurisht do të bëjë pushime verore dhe nuk do t’u mungojë jeta gjatë natës buzë detit. Pasi doli në dritë hulumtimi i Qendrës kombëtare të studimit të opinionit publik, 77 për qind e të rinjve do të bëjnë pushime gjatë ditëve të nxehta. Shifrat tregojnë se kjo është 10 për qind më shumë në raport me një vit më parë. Mbase arsyeja ka të bëjë me faktin se rinia është shumë pas përjetimeve të momentit dhe nuk kërkon shumë nga paketat turistike. Përveç kësaj, shumica e të rinjve mbështet në të ardhurat e prindërve të tyre.

© Foto: Veneta Nikollova

Gjatë verës vetëm 11 për qind prej bullgarëve do të pushojnë në mal

Megjithë krizën dhe faktin se Bullgaria është ndër vendet anëtare më të varfra të BE-së, bullgarët nuk kanë humbur dëshirë për t’u kënaqur. Gati gjysma e të anketuarve pohojnë se sigurisht do të bëjnë pushime verore, megjithëse nuk disponojnë me para shtesë. Këta tregojnë se ndajnë nga 100 deri në 250 euro. Njerëzit e kësaj kategorie nisen për në vendpushimet më të lira të Detit të Zi, ku mund të gjendet shtëpi me qira për 5-10 euro, ndërsa në mbrëmje hahet papalina dhe të pihet birrë. Pushimet verore të këtyre njerëzve zgjatin më pak kohë. 11 për qind e bullgarëve do të ndajnë nga buxheti familjar deri 500 euro, ndërsa 4 për qind – disponojnë me më shumë para që të vendosen në hotelet e shtrenjta dhe të mos kenë asnjë mungesë.

Gjatë viteve të fundit u rrit numri i bashkatdhetarëve tanë që parapëlqejnë të bëjnë pushime verore jashtë vendit. Vendet më të preferuara për bullgarët janë Greqia dhe Turqia, të cilat konkurrohen me vendpushimet tona detare, duke ofruar paketa të favorshme turistike. Kështu që një pjesë e bullgarëve do të niset për në vendpushimet turke Antali dhe Marmaris ose do të bëjë gati valixhet për ishujt grekë Halkidiki dhe Tasos, derisa pjesa tjetër e bullgarëve do të presë kohëra më të mira që të çlodhet me hare në mal ose në det.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD

Një bullgar fitoi titullin "Sandviçi më i mirë" nga European Street Food Awards në Gjermani

27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e garës evropiane në Saarbrucken të Gjermanisë, në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 17 vende,..

botuar më 24-10-11 6.32.MD

KNSB: Taksat e ulëta nuk i zgjidhin problemet buxhetore të shtetit

Bullgaria po shkon në zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se 4 vjet dhe kjo pengon debatin konstruktiv dhe ratifikimin e një konvente të rëndësishme të përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe e pranuar nga 44..

botuar më 24-10-11 12.25.MD