Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vështrim ndaj botës artistike të shkrimtarit Milen Ruskov

Foto: BGNES
Si dallohet shkrimtari i klasës së lartë? Talent, frymëzim dhe njohuri të mbledhura vite të tëra, na rrëfen vetë shkrimtari bullgar Milen Ruskov. Sivjet ai u dekorua me çmimin e Ministrisë së Kulturës që u jepet krijuesve të dalluar bullgarë.

Talenti i Milen Ruskovit për shkrim u shfaq që 2004-ën, kur doli në dritë romani i tij i parë “Enciklopedia e xhepit e mistereve”. Atëherë ai u dekorua me çmimin “Pranvera e jugut” për librin më të mirë debutues. Katër vjet më vonë vepra e Milen Ruskovit “I hedhur në natyrë” mori çmimin “VIK” për romanin më të mirë të 2008-ës. Vepra e tij e fundit “Ngritje” ka lexueshmëri të madhe në Bullgari. Subjekti i romanit përkon me periudhën e Rilindjes Bullgare. Në mënyrë humoristike shkrimtari ka krijuar personazhet e bullgarëve të shekullit të XIX-të. Interesante është gjuha e përdorur në libër, Siç e përcakton vetë Milen Ruskovi ajo përbën “një kompromis midis drejtshkrimit të rreptë bashkëkohor dhe lirisë karakteristike për sistemin drejtshkrimor të Rilindjes”. Në fillim të leximit të romanit gjuha mund të jetë pengesë, por së shpejti lexuesi e përballon atë, sepse tërhiqet nga ngjarjet e rrëfyera në mënyrë interesante.

“Ngjarjet e tre librave i përkasin periudhave të ndryshme letrare – thotë shkrimtari Ruskov. – Kështu për shembull vepra “Ngritje” doli në dritë, pasi kisha lexuar letërsi të rilindjes. Duke lexuar dorëshkrime misterioze, më erdhi ideja për romanin “Enciklopedia e xhepit e mistereve”. Sa për romanin tjetër, më frymëzuan librat me tematikë historike për Spanjën, ngjarjet e të cilëve i përkasin shekullit XVI-të. Kur hyni në thelbin e informacionit përkatës, atëherë imagjinata juaj fillojë të riprodhojë personazhe, subjekte dhe ngjarje, të cilat i përshtatni ndaj realitetit të sotëm. Ky është një proces i gjatë, sepse imagjinata është e pakontrollueshme. Idetë lindin pasi keni lexuar shumë dhe derisa të dashuroheni pas epokës së studiuar prej jush. Kështu i krijoj librat e mia.”

Nga tri veprat e Milen Ruskovit ajo “Ngritje” do të përkthehej vështirësisht, sepse gjuha e përdorur është arkaike dhe e lexueshme vetëm për bullgarët. Shkrimtari pohon se kur fillon të krijojë ndonjë roman, nxitet nga motivet e letërsisë. Dëshira e tij është të sjellë në botë një libër të bukur pa ia bërë vetes pyetjen a do të përkthehet vepra. Milen Ruskovi është edhe ndër përkthyesit më të mirë të letërsisë angleze në Bullgari. Ai ka përkthyer mbi 20 libra nga anglishtja. Sipas tij përkthimi i mirë bazohet në disiplinë, aftësi personale dhe patjetër në njohuritë e dy gjuhëve.

“Për mendimin tim ka shumë përkthyes të mirë në Bullgari – thotë shkrimtari Ruskov. – Mund të pohohet se këtej kemi traditë në përkthimin e autorëve të huaj. Shkollën tonë e kemi të mirë dhe ajo dallohet nga shkollat e përkthimeve ruse ose angleze. Edhe pse bëhet fjalë për dy kultura, kështu të thuhet “perandorake”, përkthyesit rusë dhe ata anglezë nuk respektojnë në tërësi origjinalin e veprës dhe shpeshherë përkthimin e bëjnë të lirë.”

Milen Ruskovi botoi romanin e tij të parë në moshën 35 vjeçare. Mirëpo, kureshtja ndaj letërsisë i lindi që në moshën e adoleshencës. “Isha shumë pas leximit. Më pëlqenin veprat që lexoja dhe desha edhe unë të nisem në këtë rrugë, duke sjellë në botë gjëra të bukura”. Librat e parë të cilët ka shfletuar atëherë adoleshenti kanë qenë të E. Heminguejt, F. Dostoevskijt, A. Kamyt, A. Blokut dhe G. Markezit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD