Bajkall – një fshat piktoresk buzë Danubit është një vend i dashur dhe i preferuar nga peshkatarët, ornitologët dhe adhuruesit e natyrës së egër. Por jo vetëm kaq. Prej disa vjetëve, pavarësisht nga ulja demografike, fshati është plot me fëmijë. Nxënës nga i gjithë vendi ecin nëpër rrugët, të armatosur me teleskopë, binokla dhe aparate fotografik në rrugë drejt bregut danubjan.
Çdo vit në Bajkall vijnë fëmijë, që të kalojnë këtu një pushim të këndshëm dhe të dobishëm. Ata vijnë në Qendrën e parë për veprimtari jashtë shkollore dhe për ushtrime në bazë të interesave, që ndodhet në ish godinën shkollore të fshatit. Në ndryshim nga pjesa më e madhe e shkollave në vend, godina e vjetër u rinovua dhe ndaj saj u ndërtua një bazë me shtretër me idenë që fëmijët të qëndrojnë këtu disa ditë. “Në këtë mënyrë duam të zgjojmë interesin e fëmijëve ndaj shkencave natyrore” – tregoi për Radio Bullgarinë drejtori i Qendrës Ivo Xhokin. Më të përhapura janë ushtrimet në astronomi. Fëmijët mësohen të bëjnë karta lëvizëse ujore, kuadrate, sahat diellor e të tjera. Përveç kësaj, Qendra në Bajkall disponon me teleskopë nga më të fuqishmit dhe me teknikë optike. Kurse vendi më i përshtatshëm për vërejtjen e Kozmosit padyshim që është bregu i lumit Danub – na bind Ivo Xhokin.
“Qielli yjor është jashtëzakonisht i bukur, i parë nga lumi Danub, me qenë se fëlliqja diellore është shumë e pakët – pohon ai. – Fëmijët vërejnë qiellin dhe u sqarohen yjet dhe pjesët përbërëse të tyre, si dhe mitologjia greke lidhur me to. Me teleskopët realizojmë vërejtje astronomike të planetëve të dukshme, të objekteve nga qielli i thellë. Njëkohësisht me këtë punojmë mbi projekte të ndryshme shkencore ndërkombëtare, me ndihmën e internetit. Një projekt i tillë është i ashtuquajturi asteroid hunters ose gjuajtës të asteroideve. Me ndihmën e teleskopit të robotizuar me telekomandë të Liverpulit fëmijët tanë mund të bëhen zbulues të asteroideve. Për këtë qëllim ata shfrytëzojnë të dhëna shkencore, foto dhe paraqitje nga Kozmosi dhe Gjithësia. Punojmë shumë aktivisht dhe mbi projekte nga Asociacioni Evropian të Arsimit Astronomik.”
Përpara pak kohe fëmijët nga “astro-klubi” në fshatin Bajkall dërguan deri në Hënë dhe mbrapsht piktura të veta me ndihmën e radio-teleskopit holandez Dwingeloo në kuadrin e projektit ndërkombëtar Moon Bounce. Në projekt morën pjesë shkolla nga e gjithë bota. “Mes gjashtë pikturave të seleksionuara, të cilat u nisën në Kozmosin e hapur, katër qenë të fëmijëve tanë” – krenohet Ivo Xhikin. Por momenti më i dashur për nxënësit e rinj të astro-klubit është shouja yjore me të ashtuquajturin akrep laseri. Të vendosur në mënyrë komode në karrige të tipit kolltuk kozmik, të vendosur buzë bregut danubjan, vogëlushët vërejnë qiellin e përmbushur me galaktika. Prandaj kartëvizita e fshatit Bajkall padyshim që është astro-parti i përvitshëm, për të cilin vijnë dhe fëmijë nga e gjithë Bullgaria dhe nga Rumania.
“Programi është shumë interesant – sqaron në mënyrë të entuziazmuar Ivo Xhokin. – Ftojmë lektorë prijës të cilët takohen me fëmijët. Kurse pas leksionit bazë në astronomi, fillojnë të ashtuquajturat punishte astronomike, në të cilat punohen sende dhe aparate të ndryshme të lidhura me vërejtjen e qiellit yjor. Kureshtja dhe interesi i nxënësve provokohen në këtë mënyrë – me shumë veprimtari interesante dhe dëfryese.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Qendra për veprimtari jashtë shkollore dhe ushtrime në bazë të interesave
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..