“Muzika gjithmonë ka qenë pjesë e pandarë e jetës sime”, pohon interpretuesi i ri Petër Bonev. Që prej kohës së fëmijërisë ai këndon dhe luan në instrumente të ndryshme. Shumë kohë ka frekuentuar mësimet e vokalit. Petër Bonev merr pjesë në koncerte të muzikantes Svetla Ivanova, ku e shoqëron në back vokal. Ajo u bë producente e tij dhe e ndihmon në rrugën e këndimit solo. “Bashkëpunimi me Svetla Ivanovën shtatë vitet e fundit më dha mundësi të përfitojë përvojë në skenë, pohon muzikanti Petër Bonev. – Vendosëm se ka ardhur koha për të nxjerrë këngë të re ku interpretoj vetëm unë. “Kjo pranë meje” është titull i albumit të parë të Svetlës. Aranzhimi i ri i përket grupit “Pop-korn”, ndërsa videoklipin e bëri Vasill Stefanov, njëri nga regjisorët më të mirë në Bullgari për momentin. Xhirimet u realizuan në fillim të marsit. Kishim për qëllim të prezantojnë një histori të këndshme, e cila të pasqyrojë jetën e përditshme. Jam i kënaqur me rezultatet dhe vazhdoj të punojë. Kam incizuar edhe dy këngë të tjera, të cilat publiku do t’i dëgjojë deri në fund të vitit. Planet e mia varen nga reaksioni i mediave dhe publiku ndaj muzikës që bëj. Për të gjithë interpretuesit e rinj është vështirësisht të tërheqin vëmendje ndaj muzikës së tyre, por besoj se me vazhdueshmëri dhe talent do të korrë suksese. Ndjek tendencat në botë, si dhe pëlqimet e publikut bullgar. Mes këtyre përpiqem që të gjejë bilanc. Më 17 maj të këtij viti dhashë koncertin tim të parë. U krijua një atmosferë shumë intime, sepse interpretimet e mia u shoqëruan në piano. Gjatë vjeshtës parashikoj të interpretoj nëpër klube.”
© Foto: arkiv
Rejçël Rou është autore e këngëve të Maria Ilievës, Rut Kolevës dhe Kristas. Ajo është një vajzë e re, fëmijëria e së cilës është kaluar rreth muzikës. Rejçël Rou është vajza e këngëtares së dashur të muzikës xhaz Kamelia Todorova. Për herë të parë emri i Rejçël Rout u popullarizua si back vokale në njërin prej koncerteve “Zërat e rinj të muzikës së re pop” që u mbajt në Studion 1 të Radios Kombëtare Bullgare.
Rejçël Rou dhe nëna e saj Kamelia Todorova përgatisin duet, i cili do ta promovojnë në edicionin e sivjetshëm të festivalit të muzikës xhaz në Bansko. Rejçël Rou shkruan tekste të këngëve të kolegëve të saj dhe ndërkohë punon mbi albumin e saj të parë. Në minutat në vazhdim do të dëgjoni muzika dhe teksti i përkasin Rejçël Rout, ndërsa interpretimi – Kristës. Gjatë 2013-ës kënga do të prezantohet në Festivalin “Eurosonik” në Groningen të Holandës.
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..