Magjia e fshatit piktoresk në malin Rodope Momçillovci prej kohe i ka kaluar kufijtë vendas dhe ka pushtuar zemrat e një shumice të madhe të huajsh. Lavdia ka arritur deri te kufijtë e kontinentit më të madh dhe të populluar në Tokë – Azia.
Për banuesit e qytetit të parë kinez për nga madhësia, Shanhaj, bëhet i njohur përpara 3 vjetëve përmes shijes së papërsëritshme të kosit bullgar. Atëherë kompania kineze “Brajt” filloi të prodhojë kos, të mpiksur me bakterit Lactobacillus bulgaricus të marra nga rajoni i fshatit. Një studim i shtamit ka saktësuar se, ai ka karakteristika shumë të mira dhe është i përshtatshëm për prodhimin e delikatesave qumështore gjatë çdo lloje kushteve klimatike. Në këtë mënyrë produkti imponohet në tregun e Shanhajit me emrin “Momçillovci”, kurse mbi paketimin në formën e diamantit është përshkruar historia: “Në Bullgari, e cila është ndodhet në Evropën Juglindore, ka një mal, në të cilin gjendet një fshat misterioz dhe i bukur. Njerëzit aty jetojnë një jetë të gjatë dhe të lumtur. Prej brezave të tëra banuesit vendas janë mësuar të pinë çdo ditë kosin e përgatitur nga ata vetë. Lactobakteria L99 në këtë kos është kyçi drejt magjisë së tij.” Të dhënat e kompanisë “Brajt” tregojnë se, qarkullimi mujor nga shitja e kosit “Momçillovci” del në 1 milionë euro. Në vetë fshatin banuesit vendas përgatisin kos vetëm për konsumim personal. Dy firma të mëdha bullgare vijnë çdo mëngjes në fshat, që të blejnë produktin ekologjikisht të pastër dhe ta përdorin si lëndë për prodhimin e kosit, djathit dhe kaçkavallit.
“Momçillovci ka traditë në rritjen e deleve – sqaroi për Radio Bullgarinë Maria Nikova, kryetare e Bashkisë. – Njerëzit në krahinën tonë mbrapa në kohë ka jetuar me ndihmën kryesisht nga rritja e bagëtisë, nga ndërtimi dhe peshkimi. Kështu që sipas traditës edhe sot këtu përgatisim djathë deleje, kos deleje dhe të ashtuquajturin djathë të njomë i cili është përgatitur mbi një lëkurë kafshe. Në fshat ai është shumë i njohur, por tanimë po imponohet edhe në treg, duke vazhduar të prodhohet në bazë të recetave të vjetra. Ka dhe banues vendas, të cilët kanë nga 5 deri më 20 dele. Në verë i hipin lart nëpër fushat në një lartësi 1800 metra mbi nivelin e detit dhe në parimin kooperativë të këmbimit marrin qumësht deleje, nga i cili bëjnë djathë dhe kaçkavall. Ka po kështu dhe dy ferma. Në njërën delet janë nga 400 deri më 500, tjetra është me më pak kafshë, rreth 300 dele, sepse filluan të zhvillojnë blegtorinë gjatë këtij viti. Kështu që tradita është e gjallë. Njerëzit e rinj nuk heqin dorë, përkundrazi, sado e vështirë që të jetë, luftojnë dhe mundohen të dëshmojnë se, regjioni ynë me të vërtetë është i mirë.”
Dashuria e kinezëve ndaj Momçillovcit lindi gjatë vitit 2008, kur një delegacion i tyre erdhi për vizitë në Bullgari, që të studiojë mundësitë për prodhimin e kosit. Nga të gjitha vendet, nëpër të cilat shkojnë, ata dashurohen pikërisht pas fshatit të bukur rodopës dhe pas banuesve punëdashës dhe mikpritës. Përpara ditëve të numëruara vendi magjik përsëri priti miq nga vendi i mëndafshit. Shkaku për vizitën është fillimi i projektit bullgar-kinez, i cili ka për qëllim të popullarizojë kosin në vendin aziatik dhe të verë fillimin e partneritetit midis kompanisë “Brajt” dhe fshatit rodopës.
“Për ne ishte një nder i madh, se shfaqën dëshirë të bashkëpunojnë me Momçillovcin, t’i ndihmojnë fshatit, sepse ata mund të prodhojnë kosin me ne ose pa ne”, na tha zonja Nikova. Në krye të delegacionit ka qenë zëvendëspresidenti i kompanisë, Sun Këdzie-Xheksën. Ai u shoqërua nga një shkrimtar i njohur kinez dhe një ekip prej gazetarëve të televizioneve më të mëdhenj në Pekin dhe Shanhaj, si dhe nga disa radiostacione. Ata kanë mbledhur një material të pasur. “Në spotet për Momçillovci do të tregohen dhe njerëzit vendas, traditat folklorike dhe ritet. Do të prezantohet edhe kuzhina tradicionale rodopëse dhe pjesërisht e Momçillovcit. Mes miqve ishte edhe një gazetare e cila kryeson transmetimin e tyre kulinar në “Trevëll çenëll”. Xhiruan film për kuzhinën tonë”, sqaron akoma kryetarja e Bashkisë. Në bazë të traditës së lashtë bullgare Momçillovci i kanë pritur miqtë e vet me bukë dhe kripë, me tufë me borzilok dhe raki të përgatitur në shtëpi. Ashtu siç është në bazë të zakonit vendas, pritja nuk ka kaluar dhe pa këngët e ngadalta rodopëse, të cilat oshtijnë nëpër kodrat përreth nën shoqërimin e kaba gajdes karakteristike. Në mejdanin e fshatit miqtë nga Kina gjithashtu vallëzuan. Si peshqesh kinezët u kanë dhuruar audio teknike dhe një pikturë më motive nga “Mur i buzëqeshjeve”, në të cilën shkruan “Momçillovci – ne të duam. Urime të sinqerta nga Kina”. “Brajt” kanë bërë “Mur me buzëqeshjet”, në të cilin janë vënë foto me fytyrat e qeshura të kinezëve, të cilët konsumojnë kosin “Momçillovci”, sqaron Maria Nikova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Maria Nikova, kryetare e Bashkisë së Momçillovcit
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..