Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Tervel Pulev u klasifikua në gjysmëfinalet e boksit pasi mposhti Jamil Peralta Hara nga Argjentina.
Foto: BTA

BOKS

Bullgaria do të dekorohet të paktën me një medalje të bronztë nga Olimpiada e Londrës. Boksieri Tervel Pulev (91 kg) mundi Jamil Peralta Hara nga Argjentina me rezultat 13:10 pikë. Kështu bullgari u klasifikua në gjysmëfinalet e boksit duke ia siguron vetes të paketën medaljen e bronztë. Të premten Tervel Pulev do të ndeshet me kampionin e botës Oleksandër Usik nga Ukraina.

Vetëm një pikë nuk i mjaftua boksierit Detelin Dalakliev (56 kg) për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e turneut olimpik në Londër. Siç u bë në Pekin para 4 vjetëve, kundërshtari i pamposhtshëm përsëri u tregua britaniku Lyk Kembël, i cili fitoi me rezultat 16:15 pikë.

Dy boksierë të tjerë bullgarë gjithashtu kanë shanse për medalje. Aleksandër Aleksandrov (49 kg) u klasifikua në çerekfinale, pasi mposhti nënkampionin e botës Xhonghun Shin nga Koreja. Në çerekfinale bullgari do të ndeshet me Kaeo Pongprajoon nga Tajlanda.

© Foto: arkiv

Aleksandër Aleksandrov (49 kg) u klasifikua në çerekfinale

E vetmja femër që përfaqëson Bullgarinë në bosk është Stojka Petrova (51 kg), e cila startoi me fitore, duke mundur garuesen Siona Fernandes nga Zelanda e Re me rezultat 23:11 pikë. Në gjysmëfinale Stojka Petrova do ndeshet me përfaqësuesen e mikpritësve Nikol Adams, kampionen e botës.

VOLEJBOLL

© Foto: Getty Images

Kombëtarja Bullgare pësoi humbjen e parë kundër Argjentinës me rezultat 1:3

Kombëtarja Bullgare e Volejbollit te meshkujt u klasifikua në çerekfinalet e turneut olimpik, pavarësisht nga zhvillimi i ndeshjes së fundit, ku tonët pësuan humbjen e tyre të parë kundër Argjentinës me rezultat 1:3 sete. Në sajë të tri fitoreve të radhës kundër Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Australisë, volejbollistët bullgarë kaluan në fazën vijuese. Në ndeshjen e fundit të fazës të grupit Bullgaria do të dalë kundër Italisë. Në klasifikimin paraprak në grup Bullgaria dhe Polonia ndajnë të njëjta pikë të mbledhura.

PESHNGRITJE

Paraqitja më e mirë e sportistëve bullgarë që kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike në Londër u takon peshëngritësve Ivan Markov dhe Milka Maneva. Dy bullgarët zunë vendet e pesta tek meshkujt dhe përkatësisht tek femrat. Ivan Markov (85 kg), i vetmi garues bullgar i peshëngritjes në Londër mbylli garën e tij me 375 kg të ngritur. Medaljen e artë e mori Eduard Zelinski nga Polonia, pasi ngriti 385 kg.

Tre kilogramë nuk i mjaftuan peshëngritëses Milka Maneva (63 kg) që të dekorohet me një medalje nga Lojërat Olimpike në Londër. Bullgarja mbylli garën e saj me 233 kg të ngritur. Kampionia olimpike u bë Maja Maneza nga Kazakistani, pasi ngriti 246 kg.

QITJE

Bullgaret Maria Grozdeva dhe Antoaneta Boneva mbetën jashtë finales së qitjes në distancë 25 metra me pistoletë sportive. Maria Grozdeva, e cila është kampione e dyfishtë olimpike në këtë disiplinë, zuri vendin e nëntë në klasifikimin përfundimtar. Qitëses tjetër bullgare, Antoaneta Boneva nuk i mjaftua vetëm një pikë për t’u kualifikuar në finale. Fatkeqësisht një pikë ndau Boneva edhe nga finalja e qitjes në distancë 10 metra me pistoletë pneumatike.

VRAPIM

© Foto: Reuters

Ivet Lalova

Më e shpjeta e Evropës, bullgarja Ivet Lalova nuk arriti finalen e vrapimit të 100 metrash në Londër. Ajo përfundoi në vendin e gashtë në serinë e dytë të gjysmëfinaleve, duke shënuar kohë prej 11 sekonda e 31 të qindtat, rezultat shumë të ultë se ai i klasifikimeve. Kështu vrapuesja mbeti në vendin e nëntëmbëdhjetë në këtë disiplinë.

Shpresa tjetër e Bullgarisë për medalje Vanja Stambolova e vrapimit të 400 metrash me pengesa përfundoi pjesëmarrjen e saj në Olimpiadë në mënyrë absurde. Bullgarja e cila derë në fund të klasifikimeve nuk e dinte a do të shërojë plagën që kishte, i zuri këmba dhe nuk e përfundoi serinë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Villhellm Balltaxhian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me një mësim të hapur për fëmijë në Sofje para takimit me Novak Xhokoviç

Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...

botuar më 24-09-10 6.23.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD