Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervati arkitektural dhe historik “Plovdivi i Vjetër”

Teatri antik
Foto: wikipedia.org

Një qytet më i lashtë se Roma – ky është Plovdivi. Kanë kaluar tetë mijë vite nga themelimi i njërit prej vendbanimeve më të lashta të Evropës që sot shtrihet në jug të Bullgarisë. Siç banorët e Romës, ashtu edhe ata të Plovdivit e quajnë vendlindjen e vet “të përjetshëm”. Vendin e parë që vizitojnë turistët është Rezervati arkitektural dhe historik “Plovdivi i Vjetër”, ku njeriu ecën në gjurmët e epokave të ndryshme. Fortifikimet e mbetura dëshmojnë për historinë e trakëve dhe romakëve të lashtë. Periudha e Rilindjes Bullgare ka lënë gjurmë në çdo shtëpi të Plovdivit të Vjetër. Të gjitha këto fakte e bënë lagjen e vjetër të qytetit që të regjistrohet në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë. Këtu periudhat e pasqyruara të së kaluarës harmonizohen me tendencat moderne.

© Foto: wikipedia.org

Stadiumi romak dhe Sheshi Xhumaja nga sipër

“Dikur në njërin nga teatrot e Plovdivit të Vjetër ka pasur vende për një të dhjetën e popullsisë së qytetit. Edhe sot ky teatër funksionon, e ka akustikën e mirë dhe në të jepen shumë shfaqje – rrëfen ciceronja Rumjana Stoeva-Titerjakova. – Në skenën e teatrit jepen si monospektakle, ashtu edhe shfaqje grandioze të operës, kryesisht të Xhuzepe Verdit. Sipas traditës Plovdivi është mikpritës i aktiviteteve kulturore “Mbrëmjet e Verdit”. Para pak kohe përfundoi rindërtimi i Stadiumit romak, i cili është njëri nga 12 stadiumet e ruajtura në botë. Vizituesit e Plovdivit mund të shikojnë një maket të pamjes së stadiumit para 2 mijë vitesh. Stadiumin romak e ka vizituar gjysma e popullsisë së Plovdivit. Pritet që vizituesit e qytetit shpejt do të kenë qasje te Teatri antik dhe Stadiumi romak, të cilat tërheqin vëmendje me skenat dhe arenat të mëdha. Adhuruesit e historisë do të kenë mundësi të shikojnë zbulimet arkeologjike. Plovdivi qenka një qytet me shumë surpriza. Aktualisht ripunohet teatri i dytë antik, në të cilin ka vetëm 350 vende. Duhet përmendur se kjo ndërtesë e lashtë nuk ka qenë parashikuar për teatër, siç i jepet funksioni dytësor sot. Dikur në këtë vend janë zhvilluar mbledhjet e Këshillit të Qytetit.”

© Foto: imagesfrombulgaria.com

Nëse vizituesit e lagjes së vjetër të Plovdivit nuk drejtojnë vëmendje ndaj pikave arkeologjike, sigurisht do të tërhiqen nga shtëpitë e periudhës së Rilindjes. Disa prej tyre janë shndërruar në muze, ndërsa në të tjera priten zyrtarë. Mirëpo, ka shtëpi të vjetra, ku banojnë trashëgimtarët e pronarëve të parë.

© Foto: wikipedia.org

Muzeu Etnografik

“Ia vlen të vizitohet Muzeu Etnografik i Plovdivit. Kjo është njëra nga shtëpitë më të mëdha në lagjen e vjetër të qytetit – sqaron ciceronja znj. Titerjankova, duke përshkruar disa nga monumentet më interesante të arkitekturës së Rilindjes. – Megjithëse në dispozicion për t’u vizituar janë vetëm dy prej katër kateve të shtëpisë, duket mjeshtëria e arkitektit Haxhi Georgi. Paska krijuar një kryevepër të vërtetë. Në afërsi të Muzeut Etnografik gjendet Muzeu i Lëvizjes Revolucionare, arkitektura e të cilit i përket gjithashtu Haxhi Georgit. Xhamet e muzeut janë 144. Vetëm imagjinoni për çfarë bëhet fjalë – atje dielli ndriçon muret prej guri të gdhendur dhe të pikturuar nga duart e mjeshtërve. Pikturat shihen më mirë në shtëpinë e tregtarit të atëhershëm Stepan Hindlijan. Kjo ndodhet pranë shtëpisë së familjes Ballabanovi. Kjo e fundit ka qenë e prishur tërësisht, por më vonë u rindërtua sipas planit ndërtimor paraprak.”

© Foto: wikipedia.org

Porta e kështjellës “Hisar kapija”; Shtëpia e Danços

Një kthim mbrapa në kohën e Rilindjes përbën shëtitja nëpër rrugicat e ngushta dhe të pjerrëta me kalldrëm. Në çdo vend mund të shihen galeri dhe dyqane të vogla suvenirësh. Në oborrin e shtëpive shpërndahet aroma e kafes. Vizituesit mund të shijojnë një filxhan kafeje përgatitur sipas recetave të vjetra. Sitna e vjeshtës preferohet nga banorët e Plovdivit. Atëherë lagja e vjetër shëndërrohet në një galeri të madhe. Atëherë mbahen aktivitetet kushtuar arteve dhe Plovdivi arrin performancën e tij të vërtetë artistike.

© Foto: wikipedia.org

Kisha “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”; Katedralja “Fjetja e Shën Marisë”

“Që të mësojnë më tepër rreth Plovdivit të Vjetër, mund të vizitohen disa punishte të vogla – rekomandon ciceronja. – Përballë Muzeut Historik ndodhet një punishte poçarie, mjeshtrja e së cilës jo vetëm demonstron si bëhen sende argjile, por lejon çdo vizitues të punojë në rrotën e poçarisë. Në dy shtëpi të tjera të vjetra demonstrohen zanate të ndryshme. P.sh. mund të shihen si enden pëlhura ngjyra-ngjyra.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..

botuar më 23-09-10 1.10.MD

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD