Me një shfaqje grandioze me pjesëmarrjen e yjeve të tilla të muzikës moderne britanike si “Oejzis”, “Spajs Gërls”, Ani Lenëks, Xhon Majkës, grupi legjendar “The Who” dhe “Pink Flojd”, si dhe zërat e muzikantëve të paharrueshëm Fredi Merkjuri nga “Kuin” dhe Xhon Lenën nga “Bitëlls”, ditën e diele iu dha fund Olimpiadës së XXX Verore. Qindra sportistë të njohur nga mbarë bota dolën në Stadiumin Olimpik në Londër, që të ndahen me kryeqytetin britanik dhe t’i urojnë të takohen pas katër vjetësh në Rio de Xhanejro.
Në vendin e parë të klasifikimit jo zyrtar të skuadrave sipas numrit të medaljeve olimpike janë sportistët e SHBA-së me 46 medalje të arta, 29 të argjendta dhe 29 të bronzta, ose me 104 medalje gjithsejtë. Pas tyre janë sportistët e Kinës me 87 medalje gjithsejtë – 38 prej të cilave të arta, 27 të argjendta dhe 22 të bronzta. Të tretë janë përfaqësuesit e organizatorëve – Britania e Madhe me 29 medalje të ata, 17 të argjendta dhe 19 të bronzta. Me më shumë medalje, por me më pak tituj olimpik, të katërt në klasifikim janë sportistët e Rusisë me 82 medalje gjithsejtë – 24 të arta, 25 të argjendta dhe 33 të bronzta. Për fat të keq në këtë klasifikim Bullgaria ndan vendet nga 63-të deri në 68-të me Estonin, Indonezinë, Malajzinë, Puerto Rikon dhe Tajvanin, duke fituar vetëm dy medalje olimpike – një medalje të argjendtë dhe një të bronztë. Kështu sportistët bullgarë regjistruan paraqitjen më të dobët pas Olimpiadës së vitit 1952 në Helsinki, ku fituan vetëm një medalje të bronztë. Por në të njëjtën kohë pikërisht kjo medalje e bronztë ishte dallimi i parë olimpik për Bullgarinë.
© Foto: BTA
Sa paradoksale të tingëllojë, sportistja, që fitoi medaljen e argjendtë për Bullgarinë në Olimpiadën e Londrës, ishte më e dëshpëruara. Për herë të dytë mundësia Stanka Zllateva nuk arriti të fitojë titullin olimpik. Një pengesë për kampionen e pesëfishtë evropiane dhe kampione botërore drejt titullit olimpik u bë rusja Natalia Vorobjova.
© Foto: BTA
Mbajtësi tjetër i titullit olimpik – boksieri Tervell Pullev mbeti i lumtur nga medalja e bronztë. Ai u kthye në Bullgari tepër krenar, sepse regjistroi vetëm një humbje. Në gjysmëfinalet ai humbi nga lideri i padiskutueshëm në kategorinë deri në 91 kilogram Oleksandër Usik. Tepër mirë u prezantuan edhe pjesëmarrësit e tjerë bullgarë në turneun olimpik të boksit. Detalin Dallakliev, Aleksandër Aleksandrov dhe Stojka Petrova, arritën çerekfinalet dhe pak nuk u mjaftoi të fitojnë medalje.
© Foto: BGNES
Megjithëqë nuk mori medalje olimpike, admirimin e mbarë publikut e fitoi legjenda sportive bullgare Jordan Jovçev. Gjimnasti 39 vjeçar, jo vetëm që u bë pjesëmarrësi i parë që gjashtë herë merr pjesë në lojëra olimpike, por në një rivalitet të ashpër me gjimnastët e tjerë më të rinj, arriti te finalet e unazave, ku zuri vendin e 7-të.
© Foto: BTA
Shumë e ndershme ishte pjesëmarrja e volejbollistëve bullgarë në Lojërat Olimpike të Londrës. Me gjithë peripecitë, që shoqëruan skuadra bullgare gjatë eliminatoreve të Londrës, djemtë bullgarë u prezantuan shumë mirë, duke zërë vendin e katërt. Kështu ata shënuan suksesin më të madh për volejbollin bullgar pas medaljeve të bronzta, fituara në Lojërat Olimpike të Moskës në vitin 1980.
© Foto: BTA
Me gjithë gjestet e mëdha të kryeministrit Bojko Borisov ndaj sportistëve bullgarë, nuk mbeten të fshehura problemet me financimin dhe me gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhen shkollat e fëmijëve dhe të të rriturve të të gjitha llojeve sporti. Në këtë sfond duhet t’u kushtojmë vëmendjen e merituar peshëngritësve Millka Maneva dhe Ivan Markov, që zënë vendin e pestë; ansamblit të gjimnastikës ritmike, që u klasifikua i gjashti në final; sportistes Silvija Miteva, e cila përfundoi e teta në garën individuale të gjimnastikës ritmike; notarit Petër Stojçev – i nënti në 10 kilometra në ujëra të hapur; qitëseve Marija Grozdeva dhe Antoaneta Boneva, të cilat u klasifikuan ndër dhjetëshen e parë të qitëses sportive dhe të gjithë sportistëve të tjerë bullgarë, të cilët sipas mundësive dhe forcave të veta bënë përpjekje të prezantohen në mënyrë të denjë në terrenet olimpike të Londrës.
Le të shpresojmë, se qëndrimi pozitiv i politikanëve bullgarë ndaj sportistëve, që u demonstrua në kryeqytetin britanik, nuk do të mbetet vetëm një fishekë zjarri olimpik, dhe se në rrugën e sportit bullgarë do të ndriçojë dielli. A është e mundshme kjo, do të duket më mirë pas katër vjetësh në Rio.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..