Gella është një fshat tipik në malin e Rodopeve – i zhytur në gjelbërim gjatë verës dhe në dëborë të dendur gjatë dimrit. Fshati tërheq turistët me qetësinë e tij, shtëpitë malore, natyrën e pastër dhe ushqimin cilësor. Gella njihet për Ansamblin Folklorik “Manoll Radiçev” që u themelua më 19 janar të vitit 1953, si edhe për garat e gajdexhinjve, që zhvillohen çdo vit në fillim të gushtit. Këtë verë mbi fshatin Gella hapi dyer Kështjella trake, për të cilën historianët thonë se është më e madhja në Rodope. Përveç kësaj kjo është kështjella, që ndodhet më lartë në Gadishullin Ballkanik.
Po të doni të mësoni legjendat për fshatin piktoresk Gella, të vizitoni vendet interesante në të, si edhe të dëgjoni muzikë të bukur nga krahina e Rodopeve në interpretim të Neli Andreevës, Ansamblit të Gellas, Dafo Trendafillovit, Valja Ballkanskës klikoni mbi audio-ikonën për të ndjekur programin “Takime të së dielës”.
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..