Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillojnë “Festat e Mocartit Pravec 2012”

Për herë të tetë të radhës qyteti Pravec (Bullgari Perëndimore) është mikpritës i festivalit kushtuar muzikantit të madh Wolfgang Amadeus Mozart. Dita e parë e programit – 16 gushti, i është kushtuar një prej kryeveprave të tij operistike. Në një skenë, të ndërtuar në liqenin para hotelit me katër yje të qytetit do të paraqitet opera “Martesa e Figaros”, me regji të Pavell Gerxhikovit dhe dirigjent Luciano di Martino. Më 17 gusht do të paraqitet spektakli i baletit “Arabesk” me muzikë nga opera “Don Zhuani”. Orkestrimi është i Hristo Petkovit.

Më 18 gusht në vatrën e kulturës “Zarja 1895” do të zhvillohet aktiviteti “Një takim me autograf”, në të cilin do të marrë pjesë këngëtarja e njohur operistike Darina Takova. Ideja për zhvillimin e këtij takimi është e zonjës Hristina Angellakova, kryetare e shoqatës “Festat e Mocartit Pravec 2004”. Ja se çfarë tha ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë: “Mua më pëlqen shumë sopranoja Darina Takova. Kjo është një këngëtare e mrekullueshme dhe një njeri shumë i mirë. Gëzohem shumë se është në Bullgari dhe mund të marrë pjesë në Festat e Mocartit. Do të projektojmë fragmente prej një spektakli të saj në Operën e Romës “Don Zhuani”, me regji të Franco Zeffirelli. Pas kësaj miqtë e festivalit do të mund të takohen dhe të bisedojnë me Darina Takovën.”

Përsëri më 18 gusht në sheshin e Pravecit do të mbahet dhe një koncert i madh, me emrin “Një muzikë e madhe nate”. Ai do të takojë në skenë yje të operës, muzikantë të njohur të stilit pop dhe xhaz.

“Që në edicionin e vitit të kaluar kishim organizuar një mbrëmje të tillë muzikore, e cila u prit shumë mirë nga publiku – thotë zonja Angellakova. – Tani kemi ftuar Orkestrën simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Dirigjenti i saj do të jetë Maksim Eshkenazi – me të punojmë për herë të parë në skenën e festivalit. Solistë do të jenë këngëtarë të njohur operistikë. Ndër ta është Dejan Vaçkov. Para pak kohe bullgari mori pjesë në “Karmen” në skenën e Arena di Verona të Italisë.”

Në Festivalin e Mocartit do të marrë pjesë dhe një duet origjinal – violinisti i njohur Vesko Panteleev-Eshkenazi dhe kompozitori i muzikës pop Dani Milev. Të dy do të paraqitin për herë të parë këngën e tyre të përbashkët, kushtuar festivalit.

Ndër miqtë e huaj të forumit muzikor janë “Nikola Sala Saks Kuartet” nga Italia, të cilët do të interpretojnë vepra të Mocartit me orkestrim të posaçëm. Programi i mbrëmjes do të gëzojë dhe fansat e muzikës xhaz. Ata do të mund të dëgjojnë interpretimin e “Mihail Josifov Sekstet” dhe të këngëtares Milica Glladnishka.

Dita e fundit e programit të “Festave të Mocartit Pravec 2012” do të paraqesë një sintezë interesante prej muzikës instrumentale dhe vokale, modës dhe valles nga epoka e Mocartit deri më sot.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD