Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon “Mindja Rock Fest”

Grupi “Magistri”
Foto: mindyarocks.wordpress.com
Më 24 dhe 25 gusht fshati Mindja (afër Veliko Tërnovos, Bullgari Veriore) do të takojë përsëri muzikantë të stilit rok dhe blus. Organizatorët janë fondacioni “Mindja Rock Fest” dhe themeluesi i tij politologu prof. Evgenij Dajnov. Ngjarja muzikore do të mbahet në sheshin e fshatit.

“Fshati Mindja është mikpritës për herë të katërt i një festivali të tillë rock. Programi i sivjetshëm përfshin pjesëmarrjen e 12 grupeve – nja 6 në mbrëmje – tregon Evgenij Dajnov. – Më 24 gusht hedleaner-i i mbrëmjes do të jetë “Diana ekspres”, kurse më 25 gush – Vasko Krëpkata dhe Poduene Blus Bend. Presim që të mbërrijnë shumë njerëz me fëmijët e tyre, me motorë dhe me çadra dhe të argëtohemi së bashku.”

© Foto: mindyarocks.wordpress.com

Evgenij Dajnov në skenë
Ideja për zhvillimin e kësaj ngjarjeje muzikore në fshatin Mindja është e një familjeje angleze, e cila banon atje. Ata i ofruan Evgenij Dajnovit, i cili gjithashtu ka shtëpi në fshatin Mindja, për të ftuar muzikantë bullgarë dhe grumbulluan për këtë qëllim 2000 leva (rreth 1000 euro). Kështu vitin e parë (2009) aktiviteti muzikor u zhvillua në kuadrin e një dite dhe u paraqitën gjithsej 3 grupe. Çdo vit numri i tyre po rritet. Vitin e kaluar erdhën papritmas fansa të muzikës rock dhe blus me motorë dhe automobila retro. Sivjet do të zhvillohet një turne shahu dhe një ekspozitë me piktura me temë ekologjike. Aktiviteti është falas.

“Mindja Rock Fest” do të hapet më 24 gusht në mbrëmje me një program koncerti, paraqitur nga kori i vatrës së kulturës në fshat. Pas tyre në skenë do të dalin muzikantët, që të gëzojnë adhuruesit e stilit rock dhe blus. Zakonisht në fund të ditës së dyte Vasko Krëpkata fton kitaristë të ndryshëm, të cilët kanë dëshirë të dalin në skenë dhe t’i bien kitarës. Shpresojmë se kjo do të ndodhë edhe këtë vit.

Ja akoma hollësi nga organizatori Evgenij Dajnov për pjesëmarrësit në edicionin e sivjetshëm të “Mindja Rock Fest”: “Grupi “Magistri” është grupi im. Marrim pjesë në aktivitetin në fjalë që nga vetë fillimi. Interpretojmë kompozime autori. Një pjesë e madhe prej tyre janë vepra ime. Aktualisht jemi duke përgatitur albumin tonë të dytë. Ne jemi veteranë në këtë fest dhe kemi statusin e një grupi vendas, megjithëse të gjithë jemi nga Sofja. Si çdo vit, edhe tani do të ketë emra të rinj në skenën e fshatit. Një prej tyre është “Tortila Flet” – një grup heavy metal. Nga formacionet më të vjetra sivjet do të marrin pjesë “Blus Trafik”, “Siluetë”, “Monoli”, si dhe disa grupe na Gorna Orjahovica dhe Veliko Tërnovo.”

Deri tani në festivalin në fshatin Mindja kanë marrë pjesë vetëm grupe bullgare, por Evgenij Dajnov ka ambicien që në edicionin e pestë vitin tjetër të ftojë të paktën një grup i huaj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

Këngëtarja e dashur Jordanka Hristova me një koncert nën qiellin e yllit në Teatrin Antik në Plovdiv

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..

botuar më 24-08-12 7.20.PD

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD