Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Telerik Academy në favor të inxhinierëve softuerikë dhe kampionëve të informatikës

Kampionët e Olimpiadës Kombëtare të Informatikës
Foto: Архив

Vite të tëra në tregun e punës në Bullgari kërkohen specialistë të IT-së. Mirëpo, ky nuk është përjashtim nga tendencat në botë. Për këtë arsye shumë kompani nga SHBA-së dhe Evropa Perëndimore i presin specialistët tanë si ujët e ftohtë.

Prej disa vitesh Akademia e Telerikut (Telerik Academy) siguron në vend trajnim profesional të inxhinierëve softuerikë dhe u jep mësime të informatikës nxënësve dhe studentëve. Qëllimi është që të mundësohen bullgarët e rinj të talentuar të realizohen në fushën e IT-së, po ashtu t’i kthehet Bullgarisë fama e dikurshme e vendit që zhvillohet në fushën e teknologjisë së lartë. Çdo muaj të vitit shkollor nxënësit më të mirë nga klasa e 8-të deri në klasën 12-të nga e gjithë Bullgaria mblidhen në trajnime profesionale treditore në Sofje. Gjatë kësaj kohe ata kanë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre në programimin në aplikime të uebit dhe në përgatitjen e softuerit. Mësime u japin specialistët më të mirë të kësaj fushe. Po ashtu Akademia e Telerikut përgatit nxënës dhe studentë për të marrë pjesë në konkurset ndërkombëtar të informatikës.

“Ne nuk synojmë vetëm ta zgjidhim problemin e mungesës së kuadrove. Dëshirojmë të jemi në favor të tërë industrisë – sqaron dr. Svetelin Nakov, kryetar i Akademisë. – Po të ketë Bullgaria jo 10 mijë specialistë të softuerit, siç është aktualisht, kurse 100 mijë e gjysmë, atëherë ekonomia e vendit dhe gjithë shoqëria do të shkojnë shumë përpara. Sepse këta njerëz janë me të ardhura të larta personale, janë të arsimuar dhe interesohen vazhdimisht për risitë.”

Akademia e Telerikut mori një nismë të re arsimore, nga e cila do të përfitojnë më të vegjlit. Qëllimi është që të nxitet interesi i nxënësve nga klasa e 4-të deri në klasën e 6-të ndaj programimit dhe të përgatiten kampionët e ardhshëm bullgarë të informatikës. Brenda një viti pranë Akademisë së Telerikut për Fëmijë (Telerik Kids Academy) u hapën 18 shkolla të programimit në 12 qytete të Bullgarisë, ku regjistrohen mbi 400 fëmijë. Akademia synon se numri i shkollave të shtohet. Dr. Nakov është i mendimit se interesi i fëmijëve për programimin duhet të inkurajohet që herët.

“Unë fillova të merrem me kompjuter, kur isha në klasën e 4-të. E ndërrova vitin e lindjes në librezë që të më pranojnë në kursin e kompjuterit, në të cilin regjistroheshin më të mëdhenj se unë – kujtoi dr. Nakov. – Në vitet e socializmit në Bullgari nxënësit mblidheshin në grupe të detyrueshme sipas interesit. Kishte grupe të programimit, valleve, rrobaqepësisë dhe të modelimit të avionëve e shumë të tjera. Falë këtyre takimeve zhvillohej talenti te fëmijët. Ky lloj aktiviteti u zhduk pasi ra socializmi. Në disa shkolla edhe sot organizohen kurse të matematikës dhe në një farë shkalle ato janë të nivelit botëror, derisa një pjesë e madhe nga kurset e programimit u mbyll. Prandaj morëm përsipër rivendosjen e tyre. Për qëllim kemi të përgatisim kampionë botërorë të informatikës që bullgarët të zënë vendet e para të konkurseve dhe olimpiadave ndërkombëtare. Vitin e kaluar e dyfishuam numrin e të konkurruesve, ndërsa rezultatet e tyte u përmirësuan ndjeshëm. Specialistë të informatikës bëhen ata të cilët që nga mosha e fëmijërisë merren me kompjuter, marrin pjesë në olimpiada dhe mbështeten në eksperiencën e më të mëdhenjve. Këto janë profesionalistët e ardhshëm të kësaj industrie. Në 20 vitet e fundit industria e softuerit zhvillohet pa ndërprerje. Specialistët e kësaj fushe gjithmonë do të kërkohen.”

Në kurset për fëmijë që organizon Akademia e Telerikut japin mësime pedagogë vendas. Programet që përgatisin ata përkojnë me tendencat botërore, por njëkohësisht janë bazuar në shkollat bullgare që gëzojnë përvojë 30-vjeçare në këtë fushë. Akademia ka përpiluar edhe një libër mësimor. Në faqen e internetit të Telerik Kids Academy janë ngarkuar materiale të ndryshme mësimore, po ashtu përdoruesit kanë qasje te mësime online. Gjithsesi secili nga pedagogët e zgjedh vetë mënyrën e punës me fëmijët.

“Kemi një konkurs online, i cili organizohet çdo muaj. Fëmijët e kanë detyrim të marrin pjesë në 6 ose 7 konkurse gjatë vitit shkollor. Kështu ndiqet zhvillimi i kursit përkatës të programimit – sqaron z. Nakov. – Nga njëra anë nxisim fëmijët që të hidhen në garë, nga ana tjetër – vlerësojmë vetë shkollat. Atje ku fëmijët janë paraqitur rezultatet më të mira, pedagogët paguhen më shumë. Shkollat janë ndarë në grupin “A” dhe në grupin “B”. “A”-ja është e më e mirëve. Më shumë rëndësi ka punën e pedagogut se si ai i motivojë nxënësit dhe si e mbajë gjallë interesin e tyre, se sa madhësia e qytetit ku zhvillohet kursi. Kështu p.sh., fëmijët e Gabrovos, Bullgari Qendrore, tregojnë rezultate më të mira se ata të kryeqytetit.”

Vitin e kaluar rreth 90 për qind të pjesëmarrësve në konkurset e informatikës për nxënësit nga klasa e 4-të deri në klasën e 6-të janë ndjekur programin e Akademisë së Telerikut. Në edicionin e 28-të të Olimpiadës Kombëtare të Informatikës, e cila u zhvillua gjatë muajit maj të këtij viti në qytetin Jambol, vendet e para u zënë nga nxënësit e Akademisë të Telerikut. Z. Svetlin Nakov është i mendimit se drejtimi që herët ndaj programimit jo vetëm mundëson nxënësit të bëhen kampionë botërorë të informatikës, po ashtu edhe të jenë financiarisht të pavarur pasi të kenë mbaruar arsimin e mesëm Z. Nakov tregon se ka filluar punë, kur ka qenë në klasën e 9-të. Presidenti Rosen Plevneliev i cili përkrah idenë që Bullgaria të shndërrohet në një Luginën të Silicit, siç është Silicon Valley në Kaliforni, do të hapë më 19 shtator vitin e ri shkollor të Akademisë së Telerikut për Fëmijë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Akademia e Telerikut

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD