“Këtu djepi mungon, ndërsa Hyjlindësja e vogël është e pikturuar mbi një ikonë, të cilën nëna e saj Shën Ana e mban në duar. – Këtë e shpjegon ciceronia Vlladisllava Kasmakova. – Krahas kësaj që në ikonat e lindjes përqark kokës së Hyjlindëses pikturohet një kurorë të ndritshme zakonisht në të kuqen. Dhe nuk është e rastit, që brerorja e saj është me këtë ngjyrë. Ajo ka një rëndësi të veçantë në ikonografinë ortodokse. Konsiderohet, se ajo posedon një funksion tepër të fortë mbrojtëse. Ngjyra e kuqe në fakt vjen, që të zëvendësojë ngjyrën e gjelbër, e cila deri në shekullin X simbolizonte fitoren e jetës mbi vdekjen dhe tregonte një gjendje të lartë të personazheve të rikrijuara në qiell. Piktori dëshiron të inspirojë te besimtari, se vet Hyjlindësja u zgjodh për një mision special, që me ardhjen në botë. Ajo duhet të lindte Shpëtimtarin, i cili do të vinte në mes të njerëzve, që t’i shpëtojë shpirtrat e tyre dhe t’u shpërlajë mëkateve, duke sakrifikuar jetën. Kjo është një nga arsyet, për të cilat Hyjlindësja në të gjitha afresket dhe ikonat është tepër e përqendruar dhe serioze, sikur është e zhytur në mendime. Fati i saj nuk ishte i lehtë, megjithëqë ishte e bekuar. Ndryshe nga ikonografia ortodokse, në pikturimin katolik Hyjlindësja gjithnjë është e veshur me petka blu të thellë, gjë që simbolizon një gjendje të lartë. Në ikonat katolike ajo gjithnjë argëtohet me Krishtin e vogël, i cili akoma është bebe