Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stina e re politike nën shenjën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Mbledhja e re plenare e Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor filloi me fjalime të përfaqësuesve të grupeve parlamentare.
Foto: parliament.bg
Sesioni vjeshtor i Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor filloi sipas traditës me prezantimin e prioriteteve të partive parlamentare për vitin e ardhshëm, gjatë të cilit përfundon mandati 4-vjeçar i Parlamentit të tanishëm, me fjalë të tjera, paraelektoral. Kështu në mënyrë të pritur dhe të ligjshme stina e re politike në Bullgari startoi si një fushatë parazgjedhore. Me një kërkesë të qartë, se ndeshja midis partisë qeveritare dhe opozitës do të kalojë nën shenjën e zgjedhjeve për Parlament Kombëtar dhe Evropian gjatë verës së vitit 2013.

Beteja e forcave politike në Kuvend për më shumë vota elektorale filloi me refrenin e njohur dhe të shfrytëzuar nga të gjithë për “të ardhura më të shumta”. Nën pretekstin e arsyeshëm dhe prioritet bazë për Kuvendin Popullor – miratimin e ligjit më të rëndësishëm për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Gripi i Partisë qeveritare GERB deklaroi se, do të rrisë rrogat dhe pensionet që nga fillimi i vitit 2013, por nuk harroi të rikujtojë dështimet e qeverive të mëparshme dhe të oponentëve të vet në Kuvendin Popullor. Opozita, në të majtë dhe në të djathtë, me goditje “nën brez” dhe premtime për shtime edhe më të mëdha të të ardhurave, u garua sa u përket propozimeve të pushtetit. Kurse Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë drejtpërsëdrejti kërkoi zgjedhje të parakohshme, në vend që të presë akoma 10 muaj deri në ato të rregulltat.

Çfarë deklaruan partitë drejtuese nga tribuna e parlamentit?

Krasimir Vellçev“Duke hyrë në vitin e 4 nga mandati i këtij Kuvendi Popullor, në GERB jemi akoma më unik dhe të bindur në drejtësinë e veprimeve tona” – deklaroi në mënyrë kategorike shefi i Grupit Parlamentar të Partisë GERB, z. Krasimir Vellçev. Por dha të kuptohet qartë se, partia e tij do të luftojë për mandat të dytë, paralelisht me zgjidhjen e detyrave më të rëndësishme nga ai i tanishmit – pranimin e buxhetit shtetëror për vitin 2013 dhe paketën e ligjeve të taksave. “Për asnjërin nuk është e fshehtë se, stina e re politike do të zhvillohet nën shenjën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Pavarësisht nga kjo për ne nga GERB detyrë bazë mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve bullgarë. Sepse ata e mbajnë mend se si ishte Bullgaria gjatë kohës së qeverisjes së Koalicionit të Trefishtë dhe e shikojnë përditë se si po ndryshohet vendi gjatë qeverisjes së kryeministrit Borisov. Nuk ka se si njerëzit të harrojnë se si shiteshin ndërmarrjet, se si bëheshin këmbime me pyje bullgare, si derdheshin kompanitë e ngrohjes qendrore, si harxhoheshin tepricat prej milionë levave, të cilat nuk arrinin deri te njerëzit dhe për shkak të së cilës Bashkimi Evropian na ndalojë të gjitha fondet evropiane. Mbase nuk ka njeri, i cili do të zgjedhë drejtimin tuaj përpara magjistraleve, rrugëve, stadiumeve, sallave sportive, vijave të reja të metrosë, parqeve, udhëkryqeve në disa nivele, muzeve të reja që po ndërtohen dhe akoma shumë gjëra të tjera, të cilat ju nuk keni realizuar.”

Sergej StanishevLideri i partisë më të madhe opozitare Partia Socialiste Bullgare, z. Sergej Stanishev i akuzoi qeveritarët se po krijojnë njëfarë realiteti të ri virtual në Bullgari. Sipas fjalëve të tij Partia Socialiste Bullgare do të zhvillojë një betejë të përgjakur me partinë GERB për Centralin Elektrik Atomik “Belene” dhe zgjedhje të sinqerta, por më tepër për paratë e shtetit. “Duam një kompensim kategorik të pensionistëve me 75 euro akoma gjatë muajit tetor të këtij viti, indeksim – ky nuk është shtim – i pensioneve të tyre vitin e ardhshëm minimum me 11 për qind, që të mund në përgjithësi të mbijetojnë, shtim të rrogës minimale deri më 175 euro – ngriti mizën e premtimeve lideri i së majtës. – Ndeshja e madhe politike midis “Koalicionit për Bullgarinë” dhe GERB do të jetë buxheti – “hodhi dorashkën” Stanishevi. – “Buxhetin 2013” ju do ta bëni parazgjedhor – kjo është e qartë për ne – me hedhje të parave njerëzve. Vetëm se, kjo nuk mund të mbulojë këtë, që nuk e keni bërë gjatë 3 vjetëve të fundit. Ne do të propozojmë një buxhet alternativ, të përgatitur seriozisht dhe të motivuar. Dhe ai duhet t’u përgjigjet pyetjeve, të cilat janë edhe prioritetet tona – si të arrihen investime në ekonominë reale, të krijohen vende të reja pune dhe të ardhura për njerëzit.”

Ljutvi MestanZëvendëskryetari i Grupit Parlamentar i Partisë opozitare liberale – Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, z. Ljutvi Mestan ishte më i vendosur dhe kategorik në lojën me patosin parazgjedhor në Parlament, duke e shpallur si të pakuptimtë dhe të pamenduar, për shkak të modelit të pushtetit me fjalën e fundit të kryeministrit. Por më tepër sepse sipas fjalëve të tij:
“Resursi politik i Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor dhe të qeverisë të dalë prej tij është i shteruar. Prandaj sipas Grupit Parlamentar të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë e vetmja e mira, të cilën që këtu e tutje mund ta bëjë ky Parlament për vendin, është menjëherë të shpërndahet, që të mund të organizohen zgjedhje të parakohshme gjatë vjeshtës së vonë të këtij viti.”

Martin DimitrovPartia e djathtë opozitare “Koalicioni Blu”, e cila në nivel evropian është partner me GERB në Partinë Popullore Evropiane, në teren kombëtar krejtësisht në stilin parazgjedhor “u shpall” për oponent të qeveritarëve në betejën për elektoratin e djathtë. Shefi i Grupit Parlamentar i Koalicionit Blu, z. Martin Dimitrov i akuzoi në mospërballim me politikën ekonomike, për shkak të papunësisë më të lartë, dhe bile se, po realizojnë një politikë të majtë: “Pas dështimit të kësaj politike po shikojmë, se kabineti Borisov po ndërmerr rrugën e re të populizmit – rrugën e vendimeve të majta. Qeveria po niset të shtojë peshën e sigurimit. Përmes ministrit të vet agrar qeveria propozoi ngrirje të çmimeve, kurse kjo është një masë krejtësisht e majtë, e cila çon deri në shtimin e çmimeve në fund të fundit. Ajo u nis drejt populizmit të majtë. Njerëzit e arsyeshëm në këtë vend e dinë se, me vendime të majta nuk mund të dilet nga kriza. Prandaj dhe një pjesë e madhe prej tyre votuan për Partinë GERB, sepse prisnin një politikë të djathtë, të cilën ata nuk e shikojnë dhe ajo nuk rastis. Në vend të kësaj qeveria po vazhdon t’i tolerojë monopolet.”

Volen SiderovJo më mbrapa mbeti dhe Partia “Ataka”, e cila e përkrahte qeverinë e pakicës së Bojko Borisovit në pjesën më të madhe nga mandati i saj. Lideri i nacionalistëve, z. Volen Siderov në stilin e tij tipik ngriti edhe më shumë gradën e populizmit parazgjedhur. Ai akuzoi partinë GERB dhe në një politikë anti-bullgare dhe bile ftoi drejtuesit të dorëzojnë pushtetin, në qoftë se nuk mundin të ngrenë të paktën dyfish të ardhurat minimale të bullgarëve që nga viti 2013: “Këmbëngulim për një ngritje kategorike të rrogës minimale dhe të pensionit minimal me një indeks të tillë, që tabani për pensionet të jetë 250 euro, kurse të rrogës minimale – 500 euro. Në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, thoni se nuk mund të merreni me politikë dhe ja lini politikën atyre, të cilët mund ta bëjnë. Sepse të gjitha qeveritë janë sot me nesër, por Bullgaria është e përjetshme.”

Por më e përjetshme për politikanët, siç u duk nga starti i kësaj stine politike, është beteja për pushtetin. Si deklaratat, ashtu edhe “kurthet” dhe kalimi i shkëndijave të rrezikshme midis partive parlamentare në Bullgari, por dhe jashtë Kuvendit Popullor, tregojnë se, ka filluar një stinë pikërisht e re.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD