Për një vizitë të shkurtër në Bullgari ishte ministri i punëve të brendshme i Republikës së Kosovës, zoti Bajram Rexhepi. Me zëvendëskryeministrin dhe ministër të punëve të brendshme të Republikës së Bullgarisë, z. Cvetan Cvetanov nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim policor midis dy ministrive si edhe Marrëveshja në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë për “mbrojtjen dhe shkëmbimin e informatave të klasifikuara”.
Në intervistën e tij dhënë Radios Kombëtare Bullgare zoti Rehxepi theksoi se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe në interes të të dy vendeve është që ato të intensifikohen më shumë.
Po të doni të dëgjoni intervistën e plotë klikoni AUDIO.
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..