Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biser Kirov – 70 vjet në skenë dhe në jetë

Foto: arkiv
Më 4 shtator këngëtari i njohur i estradës dhe kompozitor Biser Kirov feston ditëlindjen e vet të 70-të.

Biser Kirov ka lindur në Sofje, ku përfundon gjimnazin shkëlqyeshëm. Tregon interesa në fusha të ndryshme – i bie violinës, violës dhe kitarës, mëson gazetari në Universitetin e Sofjes, kurse më vonë mbaron studimet në Institutin e Lartë Kimiko-Teknologjik. Në fund të vitit 1966 njihet me kompozitorin e njohur Moris Allaxhem. Ky takim i ve fillimin karrierës profesionale të Biser Kirovit si interpretues. Ai fillon punë me orkestrën e themeluar nga Moris Allaxhemi “Ballkanton”. Fryt i këtij bashkëpunimi është kënga “Adoleshenti”.

Gjatë viteve të 70 dhe 80 të shekullit të kaluar karriera e Biser Kirovit është në kulm. Ai është mes interpretuesve më të njohur në Evropën Lindore, kurse pllakat e tij dëgjohen në Spanjë, në ShBA dhe Kubë. Ka realizuar mbi 4500 koncerte dhe është laureat i festivaleve në vende nga Evropa, Amerika Veriore dhe Jugore, Azia dhe Afrika. Biser Kirov paraqitet dhe si kompozitor – ka të incizuar mbi 300 këngë autori në gjuhët bullgare, ruse, gjermane e të tjera. Gjatë viteve të 80-të mëson regjisorë muzikore në Rusi dhe më vonë realizon një sërë transmetime të tija në Televizionin Kombëtar Bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD