Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të së dielës

Manastiri “Shenjtor Kozma dhe Damjan”
Foto: plovdivskamitropolia.bg

Manastiri “Shenjtor Kozma dhe Damjan” në afërsi të fshatit Kuklen nuk është vetëm një atraksion, i cili tërheq mijëra turistë dhe besimtarë. Visi i mrekullueshëm, në të cilin zhytet, pra në rrezet e malit Rodopi, i rrethuar me pyje shekullore, përbën interes si për bullgarët, ashtu edhe për të huajit.

Manastiri u themelua në kohën e Shtetit të Dytë Bullgar, vitet 1185 – 1396, si një shenjtërore pranë një ajazmë. Edhe trakët e lashtë njiheshin ujërat shëruese të ajazmës. Për ekzistencën e tij përmendet që në shekullin e XI në dokumentet pronësore të Manastirit Baçkovski. Gjatë shekullit XVII Manastiri ishte një vatër e rëndësishme letrare dhe iluministe. Në bibliotekën e kishës ruhen dorëshkrime të çmueshme dhe libra të lashta – monumente të rëndësishme të letërsisë bullgare.

Kuarteti me tela “Strings” u themelua në vitin 2001. Katër vajzat bullgare posedojnë një stil të vet, në të cilin gërshetojnë muzikën elektronike, rok, etno, pop. Kanë edhe disa kompozime me elemente të folklorit bullgar. Ekzekutimet dhe muzika e katër vashave janë të mbushura me stuhinë e pasionit të fuqishëm ndaj muzikës dhe me vrullin e rinisë. 

© Foto: arkiv personal

Kuarteti “Strings”

Nëse dëshironi të mësoni më shumë hollësi për thesaret e pasura të manastirit, për afresket, që nuk e kanë shokun, për legjendën, e cila u bë baza e xhirimit të filmit të njohur bullgar “Briri i cjapit”, klikoni AUDIO. Do të dëgjoni edhe ekzekutimet e mrekullueshme të kuartetit bullgar me tela “Strings”.
По публикацията работи: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD