Parku natyror “Ballkani i Vracës” dallohet për nga larmia biologjike dhe formacionet karstike. Parku është regjistruar në Bashkimin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës ku bën pjesë në kategorinë e zonave të mbrojtura, kurse rezervati “Karsti i Vracës” bie në kategorinë e parë të rezervateve shkencore dhe natyrore. Parku natyror “Ballkani i Vracës” shtrihet në pjesën më të madhe të malit Vraca dhe të masivit të shkëmbinjve të Lakatnikut, Bullgari Veriperëndimore. Mali i Vracës shtrihet në pjesën perëndimore të malit Ballkan dhe përbën një masiv malor jo shumë të lartë. Maja më e lartë quhet “Begliçka mogilla” (1481,7 m). Në mes të malit kalojnë tre lumenjtë – Leva, Çerna dhe Zllatica.
Pjesa më e madhe e territorit të parkut është e mbuluar me shkëmbinj karbonatikë të thyer në të gjitha drejtimet. Në Parkun natyror “Ballkani i Vracës” ka afro 500 shpella dhe gropa. Shpella më e bukur është ajo Ledenika, e cila është objekt turistik me vlerë ndërkombëtare. Gjatësia e shpellës është rreth 300 metra. Gjatë dimrit akulli duket si zbukurim dhe prandaj shpella është quajtur Ledenika (fjala bullgare “led” do të thotë akull). Për shkak të akustikës së mirë të shpellës në të organizohen koncerte dhe aktivitete të ndryshme. Në rajonin e parkut ka edhe shpella të tjera të cilat ia vlen të vizitohen. Këto janë “Tëmnata dupka”, “Zmejova dupka”, “Hajdushka propast”, “Nevestina propast” etj. Interesant është masivi i bukur i shkëmbinjve Dollomitite, vendi ku zhvillohen garat kombëtare dhe ndërkombëtare të alpinizmit. Në park gjenden mure mbi 400 metra gëlqerore. Këto janë më të lartat në Evropë për sa i përket kësaj lartësie mbi nivelin e detit.
Më 1997 Parku natyror “Ballkani i Vracës” u shpall objekt me vlerë ndërkombëtare. Për sa i përket mbrojtjes së larmisë biologjike është i dyti për nga madhësia në Bullgari, pas parkut “Stranxha”. Në Bullgari hasen gjithsej 3 800 lloje të bimëve të larta. Ekspertët deklarojnë se vitet e fundit në park janë zbuluar rreth 400 lloje të reja dhe tani ato numërojnë 1 500 bimë të larta. Llojet e mbrojtura janë mbi 300, duke pasur parasysh se në Bullgari ato janë 550 lloje. Veçanti dalluese e Parkut natyror “Ballkani i Vracës” është reliefi i tij karstik i cili zakonisht është karakteristik për bimësinë e Mesdheut. Pikërisht kjo është arsyeja që këtu të hasen lloje-lloje bimësh. Bima e veçantë që haset vetëm në parkun bullgar dhe në një vend tjetër të Bullgarisë është shkurrja Centranthus kellereri. Kjo rritet në rajonin e fshatit Çellopek, Bullgari Veriperëndimore. Ekspertët në park kanë marrë masa kundër bagëtisë e cila e ka kullotë këtë shkurre. Po ashtu ka mundësi për riprodhimin e shkurres në mënyrë jo natyrale falë farave që rihen në bankën e gjeneve.
© Foto: wikipedia.org
Për shkak se parku nuk është shumë i lartë në të dominojnë drutë gjetherënës. Më shpesh hasen ahu, po ashtu qarri, shpardhi, bunga, shkoza, akacia dhe plepi. Nën mbikëqyrje janë 138 lloje të kafshëve të mbrojtura, 21 prej të cilave bien në Librin e Kuq të Bullgarisë, d.m.th. janë të kërcënuara nga zhdukja. Gropat karstike të malit janë strehimi ideal për lakuriqet e natës. Në park janë regjistruar 19 lloje të lakuriqes së natës nga gjithsej 33 që hasen në Bullgari. Vërehen mbi 100 lloje shpendësh prej të cilave 8 janë të kërcënuara. Mes tyre janë lejleku i zi, kali i qyqes, shqiponja e gurëve etj. Gjitarët numërojnë 34 lloje dhe përbëjnë një të tretën e gjithë gjitarëve në Bullgari. Këtu bie edhe ujku që është lloj i kërcënuar dhe përkatësisht i regjistruar në Librin e Kuq.
Ujërat që rrjedhin në Parkun natyror “Ballkani i Vracës” nuk shihen në tërësi, sepse reliefi këtu është i thyer dhe në disa vende humben në gropa. Ka shumë ujëvara. 176 janë ujëvarat me lartësi mbi 2 metra dhe pjerrësi mbi 45 gradë. Këto pamje zbukurojnë malin në mënyrë të veçantë.
Parku ofron mundësi të përshtatshme për t’u zhvilluar turizmi i qëndrueshëm – skijim, fluturim me aeroplanë pa motor (deltaplan), alpinizëm, speleologji, turizëm ekologjik, turizëm në fshat etj. Po ashtu mund të zhvillohet edhe turizmi kulturor. Le të kujtojmë se në fshatin Rogozen të rrethit të Vracës u gjet Thesari i argjendtë i trakëve.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: vr-balkan.net
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..