Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli i ri i Lartë i Drejtësisë e mori detyrën

Foto: BTA
Këshilli i ri i Lartë i Drejtësisë i sapozgjedhur me një transparencë pa precedent e mori detyrën. 22 anëtarë të rinj të organit të lartë të pushtetit gjyqësor u betuan dhe firmosën aktin për hyrje në post në ceremoninë solemne në Pallatin e Drejtësisë në Sofje. Që të dëshmojnë respektin e vet ndaj mbrojtësve të shtetit në ceremoni erdhën kryetarja e Parlamentit bullgar Cecka Caçeva, presidenti Rosen Plevneliev dhe ministrja e drejtësisë Diana Kovaçeva. Në ngjarje ishin të pranishëm dhe 3 shefat e lartë në drejtësi: të Gjykatës Supreme të Kasacionit prof. Llazar Gruev, të Gjykatës Supreme Administrative Nikollaj Kolev dhe kryeprokurori Boris Vellçev.

Pushteti gjyqësor ishte një nga më të kritikuarit dhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë. Prandaj dhe grupit të ri të organit të saj të lartë i ngarkohen shpresa të mëdha të mund të çojë deri në një fund pozitiv reformat në sistem.

Mes detyrave të para të Këshillit të ri të Lartë të Drejtësisë është të zgjedhë kryeprokurorin e ri. Presidenti Rosen Plevneliev komentoi pritjet e bullgarëve dhe të Bashkimit Evropian kështu: “Kuptohet, Këshilli i ri i Lartë i Drejtësisë do të marrë vendimet e veta akoma gjatë javëve të para nga mandati i vet. I uroj vetes, por dhe të gjithë neve, këto vendime të jenë jo thjesht vetëm të pjekura dhe transparente, por edhe punuese. Dhe kjo jo për shkak të Brukselit, por për shkak të drejtësisë në Bullgari. Erdhi më në fund koha që sistemi gjyqësor të prodhojë rezultate të mira, dhe jo vetëm premtime për reforma. Për nga veprat njihen dhe politikanët dhe magjistratët. Jam i bindur se, për nga fakti se çfarë rezultatesh do të prodhojë sistemi i drejtësisë në Bullgari gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, apo do të kemi një kthim të njerëzve drejt shtetit, ose, mjerisht një vazhdim të pozitës së tyre të distancuar dhe të larguar. Shpresoj t’u dëshmojmë bullgarëve, se këtu përsëri jepet drejtësi dhe se ka institucione punuese, të cilat garantojnë rregullat.”

Si e shikon trashëgimtarin e vet kryeprokurori dhe çfarë nuk mund të kryejë Prokuroria, që të bien kritikat ndaj saj? Ja dhe mendimin e Boris Vellçevit: “Nuk e shikoj si trashëgimtar. Çdo një kryeprokuror ka mandatit i tij vetjak. Unë jam i bindur, se kryeprokurori i ardhshëm kushdo qoftë që të jetë ai, sigurisht që do të ndërmarrë një pjesë nga kjo, që kam bërë edhe unë. Por jam më se i bindur se do të ketë dhe vizion të vet, dhe një kuptim të vet për gjërat dhe shpresoj të jenë më të mira se të miat. Prokuroria nuk mund të kryejë shumë gjëra. Por unë jam i bindur thellë se, kur të përfundojë dhe mandati i kryeprokurorit tjetër të ardhshëm, dhe atij do t’i drejtojnë të njëjtën pyetje. Sepse nuk ka një gjë të tillë të cilën Prokuroria mund ta bëjë dhe ajo të jetë përfundimtare.”

Duke përshëndetur anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kryetarja e Kuvendit Popullor, znj. Cecka Caçeva iu uroj të punojnë kështu, që Mekanizmi i Komisionit Evropian për bashkëpunim dhe verifikim në fushën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm, i cili aplikohet vetëm për Bullgarinë dhe Rumaninë tanimë 5 vjet, të bjerë në një kohë sa më të shpejt. Që të mos t’i pengojë bullgarët në rrugën e tyre drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe anëtarësia e vendit në Zonën e Shengenit. Ministrja e drejtësisë, znj. Diana Kovaçeva deklaroi kategorikisht bindjen e vet se, Mekanizmi do të bjerë shumë përpara se të përfundojë mandati 5 vjeçar për Këshillin e ri të formuar të Lartë të Drejtësisë. Dhe akoma: “Mendoj se ana e mirë e gjërave është që ky Këshill i Lartë i Drejtësisë niset i përmbushur me dëshirë dhe vullnet të përballojë problemet e rënda të sistemit gjyqësor. Mendoj se është e qartë se puna po nis menjëherë. Pikërisht prandaj po thërras dhe mbledhjes e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Aty do të duhet të bëhen disa zgjedhje teknike – për përfaqësuesin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe formimin e grupit të punës, i cili menjëherë të angazhohet me vështrim mbi punën e Këshillit të deritanishëm. Në praktikë detyrat e Këshillit të ri të Lartë të Drejtësisë janë fakt. Si rezultat të dëgjimeve dhe të debatit serioz shoqëror rreth zgjedhjes së tij, tanimë janë të qarta problemet bazë, të cilat do të duhet të zgjidhen. Shpresoj se, përveçse e kanë të qartë se cilat janë problemet e sistemit gjyqësor në këtë moment, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të përdorin forca, kompetencë dhe zemër në zgjidhjen e menjëhershme që këtu e tutje. Nuk ka kohë për të pritur.”

Ministrja Kovaçeva deklaroi akoma në emër të qeverisë bullgare se, nuk pret dhe nuk do të ketë një ndërhyrje në punën e sistemit gjyqësor tek ne. “Unë si ministre e drejtësisë dhe e cila përfaqëson Këshillin e Lartë të Drejtësisë mund të garantojë në mënyrë absolute se, nuk refuzoj dhe nuk do të refuzojë asnjëfarë presioni mbi të. Përkundrazi, nga ana e të gjithë ekipit të ministrisë Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të ketë një ndihmë të plotë”, ishte kategorike ajo. Nëse do të jetë kështu, do të shikojmë së shpejti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD