Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bolata njëri nga gjiret më të bukura në botë

Foto: wikipedia.org
Kepi Kaliakra në bregdetin verior të Bullgarisë është vendi i preferuar i ekologëve dhe fotografëve. Ai kënaq syrin me pamjet e tij të bukura. Natyra e egër, shkëmbinjtë e thyer në ujë mbi të cilat fluturojnë zogj dhe mbeturinat e kështjellës së vjetër tërheqin turistët si magnet. Kur njeriu t’i ngjitet majës dhe t’i hedhë sy pamjes së poshtme fryma i ndalon për të. Poshtë tij shfaqet një lagunë parajse e hapur si midhje por në vend të margaritarëve janë shpërndarë varkat e peshkatarëve. Ky është gjiri Bolata – një nga qoshet më të bukura të Detit të Zi që para pakë kohe fitoi famë botërore.

Gjatë shatorit Klubi i “Gjireve më të bukura në botë” anëtarësoi Bolatën në listën e tij. Në këtë klub marrin pjesë 28 vende nga mbarë bota me gjithsej 38 gjire magjike. Anëtarësimi me të drejta të plota do të bëhet vitin tjetër kur Klubi i “Gjireve më të bukura në botë” do të mblidhet në Kamboxhia. Adhuruesit e vendeve ekzotike në Ballkan do të kenë vështirësi te zgjedhja e gjirit që do të vizitojnë – a të shkojnë në Gjirin e Bodrumit në Turqi, në Grikos-Patmos të Greqisë, a në Bolata të Bullgarisë. Gjiri bullgar nuk është thjesht një luginë me plazh të vogël, kurse është edhe rezervat i cili shtrihet në shkëmbinjtë përreth ku rrjedh një lumë i vogël. Vendi është mjaft i njohur për ornitologët. Shpeshherë e vizitojnë atë që të vështrojnë tufat e shpendëve të cilat kalojnë në Via Pontika – njërën e rrugëve kryesore të shtegtimit. Përveç kësaj Bolata është i vetmi rezervat në Bullgari ku ka habitate të llojeve të ndryshme të peshqve. Gjiri preferohet nga zhytësit të cilët zbulojnë shpellat nën ujë. “Ky është një vend i mrekullueshëm për pushime”, thotë kryebashkiaku i Kavarnës, Conko Conev, në territorin e së cilës gjendet Bolata.

“Nga ana e majtë është kepi Kaliakra, kurse mbrapsht shihet një liqen. Shkëmbinjtë përreth janë të kuq, kurse plazhi i vogël, por mjaft komod, tregon kryebashkuaku Conev. – Deti është i qetë dhe pa problem mund të bëhet banjë. Shumë peshkatarë vijnë këtu. Nuk mungojnë as fotografët. Këta janë disa prej faktorëve falë të cilëve gjiri u anëtarësua në klub. Për mendimin tim rëndësi e madhe ka faktin se Gjiri i Bolatës nuk është i ndërtuar masivisht. Kjo është në qoshe e virgjër.”

Në veri të gjirit shtrihet edhe një rezervat tjetër, ai Taukliman. Në të ka habitate të llojeve të rralla të shpendëve dhe të zvarranikëve të kërcënuar nga zhdukja. Përreth gjirit Bolata është plot e përplot me vende turistike. Në shpella dhe shkëmbinj janë zbuluar mbeturinat e një vendbanimi të lashtë që daton prej vitit 400 para Krishtit. Arkeologët kanë gjetur një kryq të vjetër maltez i cili, sipas tyre, dëshmon për marrëdhëniet tregtare aktive në mes të Bullgarisë Mesjetare me Venecie dhe Genua. Kryebashkiaku i Kavarnës pret se anëtarësimi i Bolatës në “Gjiret më të bukura në botë” do të tërheq gjithnjë e më shumë turistë në rajon.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD