Po të klikoni AUDIO, nga programi, që do të dëgjoni do të njiheni me majën më të lartë, jo vetëm në Bullgari, por në mbarë Gadishullin Ballkanik. Kjo është maja Musalla e malit Rilla. Ngjitja e saj përbën një sfidë të vërtetë dhe një përjetim të paharrueshëm për çdo njeri. Për vit majën e pushtojnë nga 50 mijë bullgarë dhe të huaj. Musalla është pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë. Me lartësinë e tij prej 2925 metrash Musalla zërë vendin e gjashtë ndër pikat më të larta malore të botës. Musalla është maja jo vetëm më e lartë dhe më madhështore, por edhe më piktoreske në territorin jo vetëm të Bullgarisë, por edhe të mbarë Evropës Juglindore. Në se dëshironi të mësoni nga ku vjen prejardhja e emrit të majës, në se jeni kureshtar të dini, kur për herë të parë maja u pushtua gjatë dimrit, patjetër duhet të dëgjoni këtë program.
© Foto: arkiv
Nga programi “Takime të së dielës” do të mësoni edhe hollësi për Stacionin Meteorologjik në majën Musalla, i cili 80 vite siguron informacion për motin dhe grumbullon të dhëna për ndryshimin e klimës rajonale dhe globale. Ky stacion u ndërtua fund e krye me punë dhe mjete vullnetare të dhuruara nga bullgarët atdhedashës dhe nga mbreti Boris III. Stacioni i majës Musalla është në sistemin e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
© Foto: bg.wikipedia.org
Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..
Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..
Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..