Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familjet muzikore të Bullgarisë: Goleminovi

Marin Goleminov
Marin Goleminovi mbaroi Akademinë Muzikore në Sofje dhe Shkollën e famshme Kantorum në Paris. Pas kësaj bëri specializim në Mënik. Që në vitet 30-të të shekullit XX kompozoi opuset e para të muzikës së dhomës, këngë, suita për orkestër. Mirëpo, talenti i tij prej kompozitori në të vërtetë u shfaq dhe u lulëzua me dramën e vallëzimit “Nestinarka”. Gjatë tri dekadave të mëpasshme të shekullit XX Goleminovi kompozoi tri opera “Ivajllo”, “Zografi Zaharij” dhe “Idhuj Trakë”, baletin “E bija e mbretit bullgar Kallojan”, simfoni të shumta, koncerte, kuartete, muzikë për kore dhe solo.

Tema kryesore e veprave të shumta të kompozitorit Marin Goleminov ka të bëjë me afirmimin dhe triumfin e shpirtit kombëtar. Operat historike janë shprehje e respektit të tij të thellë ndaj historisë bullgare. Ato mishërojnë synimin e tij të bëjë një sintezë midis shpirtit, fesë, folklorit dhe romantikës. Interesi i tij ndaj muzikës ortodokse kishtare dhe ndaj mistikës, që janë të ngulur fortë në shpirtin e bullgarit, në folklorin dhe në traditat e tij, ishin shkaku, për të cilin gjatë epokës së socializmit disa nga veprat e tij të mos popullarizoheshin.

Nëse dëshironi të dëgjoni fragmente nga disa vepra të kompozitorit Marin Goleminov dhe hollësi për anëtarët e tjerë të familjes Goleminovi, që janë muzikantë, klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Bojanka Arnaudova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD