Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit të Zi

Foto: BGNES

Në ditën e fundit të muajit tetor gjashtë shtetet e Detit të Zi (Bullgaria, Rumania, Ukraina, Rusia dhe Turqia) shënojnë ditën e detit të përbashkët. 31 tetori është data, në të cilën gjatë 1996 shtetet bregdetare miratuan një plan strategjik të veprimit për rinovimin dhe ruajtjen e Detit të Zi. Ai konkretizon Konventën e firmosur 4 vjet më përpara për Detin e Zi. Nga e cila është e dukshme se, bashkëpunimi ndërkombëtar për ruajtjen e këtij deti është një nismë relativisht e re – mezi 20 vjeçare.

I lidhur me Mesdheun dhe me Detin e Mermertë përmes ngushticave të Bosforit dhe të Dardaneleve, Deti i Zi është një nga pellgjet ujore më ngadalë rrjedhëse në botë. Mbase dhe prandaj dhe një pjesë e madhe nga thellësitë e tij janë të përmbushur me squfur, e cila ka dëbuar jetën në mbi 85 për qind nga vëllimi i tij. Vetëm shtresat më të larta 10-15 për qind nga ky det janë akoma “të gjalla”. Tek to zgjerohet mbretëria e organizmave anaerobe dhe të mbeturinave arkeologjike nga disa qytetërime të lashta, të konservuar mirë nga përbërjet me squfur. E quajnë të zi për shkak të karakterit të tij. Por mbase dhe për shkak të transparencës më të dobët të ujërave – mesatarisht rreth pesë metra, në ndryshim nga fqinji mesdhetar, ku vështrimi mund të depërtojë deri nën 30 metra thellësi.

© Foto: BGNES

Deti i Zi është shumë më pak i kripur se Mesdheu, sepse në të derdhin ujërat e katër lumenjve më të mëdhenj evropianë – Danub, Dnepër, Dnestër dhe Don. Pellgu i grumbullimit të ujit përfshin 21 shtete. Deti i Zi është mbase më pak i kripur në botë. 18 promilët e kripës e dallojnë nga të gjitha të tjerat, si dhe baticat dhe zbaticat të shprehura dobët dhe po kështu dhe mungesa e popullimit të rrezikshëm detar. Në të jetojnë 2 000 lloje kafshësh dhe rreth 1000 lloje bimësh. Për nga prejardhja flora dhe fauna e Detit të Zi është e përbërë prej 2 grupesh bazë të organizmave – imigrant mesdhetar dhe kaspik. Gjatë viteve të 60-të të shekullit të kaluar filloi procesi i një humbjeje të shpejt të larmisë biologjike në pellg dhe sot peshqit në të janë shumë më modeste nga ajo e cila mund të kapet në Mesdhe.

© Foto: BGNES

Kuptimi i shpalljes së Ditës Ndërkombëtare të Detit të Zi është pikërisht kjo – të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj kërcënimeve për det – ndotja, peshkimi dhe ndërtimi në rajonet bregdetare. Si vende nga Bashkimi Evropian me një legjislacion më të përpiktë sa i përket ruajtjes së ujërave, Bullgaria dhe Rumania kanë një rol prijës për përmirësimin e gjendjes së ekosistemit të Detit të Zi – deklaroi për Radio Bullgarinë inxhinieri Georgi Terzov, ekspert në drejtorinë “Drejtim të ujërave” të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave. – Gjatë dhjetë vjetëve të fundit përpjekjet e Bullgarisë janë të përqendruara në ndërtimin e stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza nga qytezat bregdetare, të financuar nga fondet e Bashkimit Evropian. Eksperti dallon 3 “pika të zjarrta” të bregdetit:
“I pari është vendpushimi “Zllatni pjesëci”, një rajon i ndërtuar në bregdetin verior, ku stacioni i pastrimit të ujërave prej kohe është i mbingarkuar – thotë z. Terzov. – Aty me mjete nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Operativ për Ruajtjen e Mjedisit parashikohet një zgjerim, rinovim dhe modernizim i stacioneve spastruese. “Pika e dytë e zjarrtë” është rajoni rreth qytetit të lashtë Nesebër, përfshi dhe vendpushimi i njohur “Sllënçev brjag”. Aty rasti është identik – ka një stacion të vjetër të pastrimit, i cili nuk është i mjaftueshëm si kapacitet. Përsëri në kuadër të programeve të BE-së janë siguruar mjete dhe ka një marrëveshje të firmosur me Bashkinë e Nesebërit për zgjerimin dhe modernizimin e stacionit. Dhe pika e tretë është qyteti Sozopoll, ku deri tani nuk ka pasur një stacion të pastrimit. Përsëri në bazë të projektit të financuar me mjete evropiane, parashikohet ndërtimi i një të tillë në të cilin do të grumbullohen ujërat nga i gjithë rajoni rreth qytetit Sozopoll. Këto janë “pikat e zjarrta”. Mes projekteve të përmendura mund të themi se, brenda disa vitesh problemi bazë me ndotjen e ujërave bregdetare do të zhduket dhe do të kemi një përmirësim të ndjeshëm.” Në ecuri janë dhe projekte për renovim të kanalizimit në shumë vendpushime më të vogla detare nëpër bregdet.

© Foto: BGNES

Dita e Detit të Zi shënohet në Bullgari me një aktivitet të gjerë prej iniciativash në qytetet tona detare. Në përkrahje të kandidaturës së Burgasit për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019, banuesit e qytetit Sozopoll dhe Carevo, shkruajnë sot me midhje mbi plazh moton “Burgas 2019”. Kurse qyteti Mallko Tërnovo, qendër i valltarëve mbi prush, bashkohet ndaj nismës duke e shkruar të njëjtën moto me zjarre në vendin emblematik për bashkinë – fusha e Mishkos.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD