Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë e Iluministëve të Popullit – festa e shpirtit bullgar

Dita e Iluministëve të Popullit është festa e cila bashkon të gjithë bullgarët me kuptimin e vet të thellë. 1 nëntori u kthye në një datë, e cila i jep një pamje kombëtare dhe vetëdije bullgarëve në botën globale dhe i ndihmon të ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e vet.

Mes iluministëve bullgarë janë shenjtori Ivan Rillski, letrarët nga Mesjeta, klerikët katolikë Petër Bogdan dhe Petër Perçeviç, murgu nga Mali i Shenjtë Paisij Hilendarski, libri i tij “Historia sllavobullgare” ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në Rilindjen Kombëtare. Dhe akoma: luftëtarët për pavarësi kishtare, shkrimtarët, revolucionarët nga luftërat për çlirimin nga pushteti osman Rakovski, Levski, Botev, njerëz të penës dhe të shkrimit si Dobri Çintullov dhe Ivan Vazov... Sot në Bullgari bullgarët shënojnë këtë ditë në respekt të të gjithëve, të cilët e kanë ruajtur shpirtin kombëtar gjatë kohës së Rilindjes.

Për herë të parë festa u shënua në mënyrë jozyrtare gjatë vitit 1909 në Plovdiv. Gjatë vitit 1922 ministri i arsimit popullor Stojan Omarçevski i propozoi qeverisë që 1 nëntori të caktohet për Ditë të Iluministëve të Popullit. Pavarësisht nga rëndësia e madhe kulturore dhe patriotike, që ka pasur festa gjatë vitit 1945, pas vendosjes së drejtimit postkomunist, ajo është anuluar. Tradita u rivendos pas ndryshimeve demokratike më 1 nëntor 1990 me idenë e Shoqatës së Përgjithshme popullore “Mati Bollgaria”. Festimi zyrtar u rinovua me ligj, që u miratua nga Legjislatura e 36-të e Parlamentit më 28 tetor 1992.

Në këtë mënyrë 1 nëntori u kthye në një nga ditët më të festuara të shpirtit dhe të vetëdijes bullgare, të privuar nga ndikimet e huaja dhe kundërvënie politike. Ajo është simbol i zgjimit shpirtëror, që fillon me lëvizjet e fuqishme për pavarësi kishtare dhe arsim të ri bullgar gjatë epokës së Rilindjes Bullgare. Këto lëvizje kontribuuan për luftërat e popullit bullgar për pavarësi politike. Të gjithë klerikët, mësuesit, veprimtarët shoqërorë dhe revolucionarët punuan për pavarësinë fetare, arsimuese, kulturore dhe politike të bashkatdhetarëve të vet.

Përmbushja e fortë shpirtërore vazhdon dhe pas Çlirimit gjatë vitit 1878. Tanimë më shumë se 100 vjet, si inteligjenca ashtu dhe i gjithë populli e kuptojnë trimërinë dhe burrërinë e të gjithëve, të cilët e lartësojnë shpirtin e bullgarëve deri në mundësinë të zhvillojë beteje për sovranitet shtetëror.

Në ditën e sotme çdo një bullgar, pavarësisht nga fakti se ku gjendet – nëse në atdhe, ose diku nëpër botë, mund të bëjë bilancin e vet se cili është kontributi i tij për ruajtjen e shpirtit bullgar. Iluministët dhanë shembullin e vet, kurse brezat e sotme kanë detyrën të ruajnë atë që është arritur dhe ta mbi-ndërtojnë, sepse vetëm lartësimi shpirtëror mund ta ruajë identitetin e popujve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Jana Stamenova
По публикацията работи: Radosllav Spasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD