Në Samitin e Nëntë të Nivelit të Lartë të vendeve anëtare të Forumit Aziatik-Evropian (ASEM) Bullgaria u përfaqësua nga presidenti Rosen Plevneliev. Kreu i shtetit bullgar përfitoi nga forumi dhe realizoi një sërë takimesh dypalëshe me të cilat ua dha marrëdhënieve Bullgari-Azi një impuls të ri.
Në Samitin e Laosit u mblodhën rreth 150 udhëheqës shtetërorë dhe qeveritarë nga Evropa dhe rajoni i Azisë dhe i Oqeanit të Qetë. Në forum u paraqitën 60 për qind e ekonomisë dhe dy e treta e tregtisë në botë. Takimet dypalëshe e presidentit Plevneliev ishin të drejtuara ndaj rajonit të Azisë dhe të Oqeanit të Qetë. Brenda dy ditësh ai pati bisedime me kryeministrat e Kinës, Vietnamit dhe Malajzisë, si dhe me presidentët e Laosit dhe Mongolisë.
Në takim me kryeministrin e Kinës, z. Wen Jiabao, presidenti Plevneliev shprehu shpresë se Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit të vijueshëm të nivelit të lartë të Sekretariatit të Kinës për bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas presidentit mikpritja eventuale e këtij forumi do t’ia jepte Bullgarisë mundësinë për të realizuar një sërë bashkëpunimesh me Kinën në nivele të ndryshme. Kryeministri kinez vuri në dukje se do të vazhdojë të inkurajojë biznesin që të investohet në Bullgari. Kohën e fundit në vend ka investime kineze në sferën e industrisë automobilistike, si dhe në fushën e burimeve ripërtëritëse të energjisë. Ndërkaq eksporti bullgar në Kinë është duke shënuar rritje të konsiderueshme. Takimi midis presidentit bullgar dhe kryeministrit kinez u mbajt me shpresa se kjo tendencë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Presidenti Plevneliev diskutoi në Vientianë me presidentin e Laosit, z. Choummaly Sayasone mundësitë për aktivizim të marrëdhënieve dypalëshe tregtaro-ekonomike. Bullgaria mund t’i jetë e dobishme Laosit me përvojën e saj në fushën e bujqësisë, menaxhimit të ujerave, energjetikës dhe farmacisë, vuri në dukje kreu i shtetit bullgar. U diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe në atë të turizmit. Bullgaria ia propozoi Laosit përkrahjen për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë të lirë në BE. Presidenti Sayasone deklaroi se Laosi do ta mbështesë rizgjedhjen e Irina Bokovës për postin e sekretarit të përgjithshëm të UNESCO-s.
© Foto: BGNES
Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..
Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është..