Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë Zie Kombëtare për shkak të vdekjes së Patrikut Maksim

Në Tempullin Monument “Shën Aleksandër Nevski” të Sofjes u krye Shërbesa e Përshpirtjes.
Foto: BGNES
9 nëntori u shpall Ditë Zie Kombëtare për shkak të vdekjes së Shenjtërisë së Tij Patrikut Bullgar dhe Mitropolit të Sofjes Maksim. Sot në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë. Si shenjë respekti ndaj kujtimit të Patrikut Maksim qeveria bëri thirrje për anulim të të gjitha festimeve masive. Në Tempullin Monument “Shën Aleksandër Nevski” të Sofjes u krye Shërbesa e Përshpirtjes. Patriku Ekumenik Bartolomeu u përul me nderim para kreut të Kishës Ortodokse Bullgare. Për ceremoninë funebre në Bullgari mbërritën delegacione ortodokse nga Rusia, Rumania, Gjeorgjia, Serbia, Polonia, Çekia, Shqipëria, si edhe shumë peshkopë, episkopë, klerikë. Presidenti, kryetarja e Kuvendit Popullor dhe Kryeministri, shumë deputetë dhe politikanë bullgarë ishin mes të pranishmëve në ceremoni. Ceremonia e varrimit u zhvillua pasdite në Manastirin e Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses”, ku Patriku Maksim ka jetuar si murg.

Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD