Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitat e verërave bullgare gjatë vjeshtës

Foto: BGNES
Fundjavën e kaluar ekspozita DiVino e cila u organizua në Klubin Ushtarak të Sofjes mblodhi shumë degustatorë të verës Beaujolais nouveau. Këtë javë në qytetin e Plovdivit do të mbahet Edicioni i IV-të i Ekspozitës së Verërave të Reja. Degustatorët do të shijojnë verërat e njohura bullgare në atmosferën e lagjes së vjetër të qytetit.

Megjithëse rendimenti i sivjetshëm ishte pakët se i zakonshmi, pritet që verërat e kuqja, të bardha dhe ato roze të 2012-së të jenë mes më të mirave këtë shekull. Specialistët janë të mendimit se kriza dega e prodhimit të verërave po del nga kriza. Që nga viti 2009 eksporti i verërave bullgare u pakësua pothuajse dy herë. Treguesit e mirë u shfaqën gjatë 2010-ës, kur u shënua rritje prej 8 për qindësh. Sivjet rritja gjatë nëntë muajve të parë të vitit është me 7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregojnë të dhënat.

Një tregues tjetër i mirë ka të bëjë me shtimin e konsumit të verërave në Bullgari. Nëntë muajt e parë të 2012-ës bullgarët kanë konsumuar me 17 për qind më shumë verëra kundrejt së njëjtës periudhë të 2011-ës. Kriza në degën e prodhimit të verërave kishte të bënte së pari me zakonin e bullgarit, i cili preferon të prodhojë në shtëpi këtë pije, dhe së dyti me çmimin e lartë të verërave vendase për shkak të eksportit të pakësuar. Mirëpo, hyri në fuqi legjislacioni evropian sipas të cilit kufizohet prodhimi shtëpiak destinuar për shitje. Po ashtu u ulën çmimet e verërave në tregun bullgar. Kështu që tendenca pozitive në degë rikthehet.

Kriza ndikoi edhe në eksportin e verërave bullgare. Pakësimi në tregjet e Evropës Perëndimore, i bëri prodhuesit vendas që të kërkojnë vende të reja për eksport. Bullgaria riktheu pozitat e veta të mira në tregun e Rusisë. Pesë vitet e fundit Rusia është kliente e rregullt e Bullgarisë dhe formon mbi 40 për qind të eksportit bullgar të verërave. Këto të fundit tradicionalisht shiten në Çeki, Hungari dhe Gjermani. Vendi i ri ku prodhuesit bullgarë të verërave eksportojnë është Rumania. Po ashtu prodhuesit vendas përpiqen të vendosen në tregjet e Kinës, Japonisë dhe SHBA-së. Mbase tregu më i rëndësishëm, që Bullgaria humbi vitet e fundit, është ai i Britanisë së Madhe. Konsumatorët britanikë shumë mirë njohin verërat bullgare dhe i parapëlqejnë për shkak se e kanë çmimin e favorshëm dhe njëkohësisht janë me cilësi të mirë. Tregu i Britanisë së Madhe preferohet nga shtetet me tradita shumëvjeçare në prodhimin e verërave, siç janë Franca, Italia dhe Spanja. Këto të fundit i vlerësojnë shumë verërat bullgare, të cilat vazhdimisht ekspozohen jashtë vendit dhe marrin çmimet e para për sa i përket kualitetit. Për çfarë bëhet fjalë?

Franca jo vetëm se preferon verërat bullgare, ajo blen kantina të tëra nga Bullgaria. Italia blen direkt vreshtat bullgare, falë të cilave përmirëson kualitetin e verërave të saj. Kjo vlen sidomos për verërat e bardha, të cilat kërkohen gjithnjë e më shumë në tregjet evropiane. Ekspertët janë të mendimit se në qoftë se Bullgaria vendoset përhershëm në tregjet më të shtrenjta të verërave, kjo do të bëhet falë varieteteve vendase.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD