Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Integrimi, teknologjitë, resurset, demografia – prioritete të sigurimit kombëtar të Bullgarisë

“Gëzohem se Bullgaria është një partnere e respektuar në regjion dhe në botë”, deklaroi presidenti Rosen Plevneliev
Foto: BGNES
“Krenohem se Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Kjo është arritja më e madhe e vendit tonë gjatë 20 viteve të fundit. Gëzohem se Bullgaria është një fqinje e mirë dhe një partnere e respektuar në regjion dhe në botë.” Këtë e deklaroi presidenti Rosen Plevneliev në ligjëratën e vet, kushtuar problemeve dhe prioriteteve aktuale të sistemit të sigurisë kombëtare.

Integrimi, teknologjitë, resurset dhe demografia janë sfidat kryesore, të cilat do ta formojnë mjedisin e sigurimit në të ardhmen sipas kreut të shtetit. Sipas tij sfidat më të mëdha para forcave të armatosura janë modernizimi dhe riarmatosja e ushtrisë, ristrukturimi i forcave të armatosura, si dhe sigurimi logjistik i formacioneve të ushtrisë bullgare në operacionet e NATO-s dhe të BE-së, dhe sidomos të atyre që marrin pjesë në operacionin ISAF në Afganistan. Sipas presidentit zhvillimi shumëvjeçar i sigurimit të shtetit tonë do të varet drejtpërsëdrejti nga përkrahja e inovacioneve, zhvillimi i teknologjive të larta dhe më konkretisht të atyre në industritë e së ardhmes – teknologjitë informative dhe të komunikacioneve, bio-teknologjitë, prodhimi i ushqimeve, industritë e lidhura me shëndetin e njeriut. “Tashmë arritëm një rritje prej 16 për qind, 550 firma, 35 mijë vende pune”, theksoi ai dhe shtoi:
“Kiber-sigurimi është një prej faktorëve më të rëndësishëm për sigurinë e ardhshme të shteteve. Ne jemi të qartë për lidhjen midis numrit të specialistëve të kualifikuar në sferën e teknologjive të larta dhe mundësisë që Bullgaria të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kiber-sigurimit të aleatëve. Ky është dhe shkaku që vitin tjetër të planifikojmë organizimin e një Këshilli konsultativ të sigurimit kombëtar, në të cilin të diskutohet kjo temë. Duke e zhvilluar programin e vet për aplikimin e qeverisë elektronike, që është prioriteti im kryesor, Bullgaria do të investojë në kiber-sigurimin e saj dhe do të specializojë në këtë fushë!”

Shumë të rëndësishme nga pikëpamja strategjike për zhvillimin e sigurimit të shtetit janë gjithashtu reformat e lidhura me administrimin e ujërave dhe të resurseve energjetike, si dhe prodhimi i ushqimeve. Sipas fjalëve të Rosen Plevnelievit, investimet e pritura në sektorin ujor janë rreth 4 mlrd euro deri në vitin 2020, kurse në bujqësi – të paktën 5 mlrd euro. “Desha që Bullgaria të jetë jo vetëm prodhues bujqësor, por dhe prodhues dhe eksportues ushqimesh. Ky është një prej prioriteteve të Bullgarisë 2020”, nënvizoi kreu i shtetit. Që të arrijë qëllimet e vëna në fushën e sigurimit energjetik, vendi ynë duhet të përballojë tri sfida kyçe për shoqërinë – efikasiteti energjetik, diversifikimi energjetik dhe zhvillimi i infrastrukturës energjetike.

“Programi kombëtar për efikasitetin energjetik tashmë është fakt – tha Rosen Plevnelievi. – Kemi planifikuar investime prej të paktën 1,5 mlrd eurosh deri në vitin 2020. Bullgaria duhet të bëjë përpjekje për të qenë e pavarur nga pikëpamja energjetike dhe për këtë qëllim duhet të diversifikojë burimet energjetike dhe furnizuesit e energjisë, duke rritur në këtë mënyrë furnizimet e saj energjetike. Krijimi me kohë i lidhjeve të gazit me fqinjët tanë, si dhe marrëveshjet për furnizime nga burime të ndryshme, formojnë perspektivën afatgjatë të vendit tonë për pavarësinë energjetike. Duhet të punohet gjithashtu dhe mbi prodhimin vendor të gazit natyror.”

Politikat për stimulimin e lindshmërisë, rritjen e cilësisë së jetesës, kthimin e bashkatdhetarëve tanë në atdhe dhe tërheqjen e imigrantëve me kualifikim të lartë nga shtete të treta janë të domosdoshme për përmirësimin e pamjes negative demografike në Bullgari, është i mendimit Rosen Plevneliev. Një pjesë e problemeve të pazgjidhura të vendit janë lidhur me fatkeqësitë natyrore, avaritë dhe aktet terroriste. Në kushtet e reja, në të cilat jetojmë, karash sigurimit të jashtëm dhe të brendshëm, shumë i rëndësishëm është dhe sigurimi i shtetasit të veçantë.

“Vetëm vende shumë të zhvilluara ekonomikisht dhe intelektualisht mund të garantojnë më vete ose bashkë me partnerët e tyre sigurimin e shtetasve të tyre dhe të përballojnë rreziqet e fatkeqësive dhe të krizave me karakter të ndryshëm – tha kreu i shtetit. – Ka një potencial të madh edhe në partneritetin e shtetit me biznesin dhe sektorin joqeveritar. Sektori privat, i cili disponon mbi 90 për qind prej mjeteve të prodhimit, ka interesa nga pjesëmarrja në kundërveprimet e rreziqeve, të cilat kërcënojnë dhe sigurimin e tij. Prandaj duhet të inkurajohet partneriteti publiko-privat në fushën e sigurimit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD