Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillimi i kulturës ekologjike ndër nxënësit

Nxënës shënojnë Ditën Botërore të Ujit duke grumbulluar mesazhet e bashkënxënësve të tyre mbi lule prej letra.
Foto: arkiv
Zhvillimi i kulturës ekologjike ndër nxënësit dhe prindërit e tyre – ky është prioriteti kryesor i Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. Për këtë qëllim në programet e reja mësimore, të cilat do të hyjnë në fuqi me miratimin e ligjit të ri për arsimin shkollor dhe parashkollor, janë parashikuar tema të posaçme ekologjike. Përveç kësaj nxënësit, të cilët tregojnë interes më të madh ndaj kësaj fushe shkencore, tashmë kanë mundësi të vizitojnë kurse të ndryshme jashtë programit të detyrueshëm mësimor. Aktualisht pesëmbëdhjetë gjimnaze profesionale dhe një shkollë e arsimimit të përgjithshëm janë duke përgatitur nxënës në specialitetin “Ekologjia dhe ruajtja e mjedisit”, kurse pesë gjimnaze profesionale ofrojnë arsimim në specialitetin “Agroekologji”.

“Kemi shumë iniciativa në kuadrin e fushatës “Marr pjesë dhe ndryshoj” dhe të tilla, të cilat financohen nga projekti “SUKSES” – iniciativa, të cilat përfshijnë jo vetëm nxënësit, por motivojnë dhe prindërit dhe në përgjithësi shoqërinë – tha për Radio Bullgarinë zëvendësministrja Damjanova. – Puna vetëm me fëmijët nuk është e mjaftueshme, sepse pas kësaj ata dalin në rrugë dhe janë dëshmitarë të një qëndrimi krejt të ndryshëm. Prandaj qëllimi ynë është motivimi i tërë shoqërisë. Në përgjigje të kësaj këtë vit startuam një projekt në kuadrin e programit kombëtar “Kualifikimi” dhe pikërisht “Inovacionet në administrimin e shkollës”. U zhvillua gjithashtu dhe një konkurs dhe shtatë prej regjioneve të vendit kanë paraqitur një projekt në lidhje me ruajtjen e mjedisit. Qëllimi i këtyre projekteve është përfshirja e sa më shumë shkollave, prindërve, institucioneve, të cilat punojnë në regjion dhe mendoj se arritëm rezultate të mira. Kjo do të vazhdojë edhe mot. Mënyra tjetër, nëpërmjet së cilës përpiqemi të arrijmë qëllimin tonë është nëpërmjet programeve të reja shkollore. Edhe në ato të tanishme është parashikuar marrja e diturive të tilla, por ligji i ri ofron të ashtuquajturat “kompetenca”. Korniza referente evropiane ofron tetë kompetenca kyçe, kurse ne kemi parashikuar nëntë kompetenca në përgjigje të prioriteteve tona kombëtare. Kompetenca e nëntë është pikërisht përkrahja ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës. Kjo kompetencë kyçe është zhvilluar në programet e reja arsimore me ndihmën e temave të reja, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e pastërtisë së ajrit dhe të ujërave. Ajo është integruar në lëndët e ndryshme mësimore, por ligji i ri krijon mundësinë që ajo të ekzistojë edhe si lëndë e veçantë mësimore – “Ruajtja e mjedisit”. Përveç kësaj shkollat do të mund të përpilojnë programe të veta arsimore. Kemi shumë shkolla me tradita në këtë fushë. Kemi përkrahjen e universiteteve, të cilat përgatitin mësuesit e ardhshëm, si dhe përkrahjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave.”

“Partneriteti për një shkollë të pastër” është projekti, nëpërmjet të cilit Inspektorati regjional i arsimit në qytetin Pernik angazhon shoqërinë me zhvillimin e kulturës ekologjike ndër fëmijët dhe adoleshentët. Për këtë qëllim në shkollat pranë bashkisë janë krijuar qendra të posaçme ekologjike. Mbi 8000 nxënës u përfshinë në pastrimin e parkut të qytetit, të oborreve të shkollave, të krahinave turistike rreth Pernikut. Përveç kësaj fëmijët përgatitin harta të territoreve të mbrojtura në Bullgari, si dhe tablo dhe broshura informative. Në kalendarin e tyre ekologjik është përfshirë gjithashtu shënimi i ditëve botërore të lidhura me ruajtjen e natyrës, siç për shembull është Dita e ujit, Dita e pyllit etj.

“Në shkollë u mësuam se çfarë përbën mbledhja e ndarë e mbeturinave. Mendoj se kjo është një premisë e mirë për formimin e kulturës ekologjike në shoqëri – tha Polina Fetfova, eksperte në RIO-Pernik. – Bashkë me pastrimin morëm vendim të mbjellim bimësi të reja. Kjo është një iniciativë ndërshkollore, në të cilën u përfshinë shumë pylltari, Bashkia e Pernikut, administrata e qytetit, shumë organizata joqeveritare, të cilat ndihmuan në organizimin e iniciativës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD