Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumi i ri i Desi Dobrevës me Orkestrën Frymore të Gardës

Foto: arkiv

Një nga këngët më të dashura të bullgarëve “Një trëndafili bullgar” në një variant të ri është pjesë e një projekti të madh të Radios Kombëtare Bullgare, Orkestrës Frymore të Gardës me dirigjent kapiten Radi Radev dhe këngëtares Desi Dobreva. Në fakt ky është albumi i tyre i parë i përbashkët, incizimet e të cilit filluan muajin qershor të vitit 2012 në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare.

Aftësia e këngëtares Desi Dobreva të krijojë pamje dhe tablo nëpërmjet muzikës, është shkaku për të cilin ato këngë tingëllojnë pothuajse si një histori për Bullgarinë. Për këtë album interpretuesja tregon: “U përpoqëm të mbledhim këngët më të bukura, më të rëndësishme, më të dashura bullgare, si këngë popullore, ashtu edhe këngë zbavitëse dhe pop. Në fakt ato këngë mbajnë në vet veten frymën e Bullgarisë. Ideja lindi, kur gjatë vitit 2010 bashkë me Orkestrën Frymore të Gardës realizuam një koncert në Izrael. Ai ishte në lidhje me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me rastin e 24 majit – Ditës së Shkrimit Sllav dhe Kulturës Bullgare. Koncerti ishte në Tel Aviv, në një nga sallat më të bukura të mbarë botës bashkë me Orkestrës Ushtarake Frymore Izraelite. Ishte një shfaqje e mrekullueshme dhe madhështore, tepër preokupuese. Spektatorët pothuajse gjatë tërë koncertit qëndruan më këmbë. Ndër ta kishte shumë bullgarë, të cilët janë atje më se 50-60 vite. Ata kënduan me ne, sepse dinin tekstet e të gjitha këngëve.”

Për rrugën e vet krijuese, për këtë si nisi të merret me muzikë Desi kujton: “Nuk mund të them, se muzika është një gjë e rastit në jetën time. Në shtëpinë tonë gjithnjë kemi qenë piano. Që kur isha e vogla kisha interes ndaj kësaj vegle muzikore. Të gjithë në familje i binin vegla të ndryshme muzikore, por vetëm për mua muzika u bë profesion. Prindërit e mi vite me radhë kënduan në kore të ndryshme amatore artistike. Personalisht unë ëndërrova të bëhen pianiste e mirë, por në fund të fundit u bë këngëtare.”

Për këtë si u bë këngëtare Desi Dobreva kujton: “Një ditë, e ëma më pyeti, pse nuk bëj provë të këndojë. Dëshira ime më e zjarrtë ishte të bëhem këngëtare operistike, sepse isha sopranoja. Mirëpo, kur shkova te një mësuese, që të më dëgjojë, ajo më tha se e kam trupin e hollë dhe e dobët për një soprano, dhe prandaj duhet të shëndoshem. Kështu tepër e dëshpëruar hyra në një studio të muzikës pop. Pikërisht atje zbulova vet veten. Se kam prirje të pushtojë publikun e zbulova në koncertin e parë në Varnë. Kur u ngjita në skenë të gjithë vështrimet u përqendruan mbi mua. Kur fillova të këndoj, zbulova, se mund të kontrolloj publikun – vetëm me disa fraza, me nuancat e zërit, me ndjenjat që rikrijoj. Atëherë kuptova, se dëshira ime është pikërisht të këndoj, të bëj njerëzit të qeshen, të qajnë, të ndjejnë veten të gjallë, të kontaktoj me ta.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Maja Rajkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD