Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim muzikor me këngëtaren operistike Iva Jonova

Foto: arkiv personal
Këngëtarja operistike Iva Jonova ka lindur në Veliko Tërnovo. Hapat e parë muzikorë Iva Jonova i bëri në korin për fëmijë “Vella Piskova”. Me të ajo fitoi një sërë çmimesh në konkurse të ndryshme në Hungari, ish Jugosllavi, Itali. Pas kësaj këngëtarja e talentuar mbaroi Shkollën Muzikore në Ruse dhe Akademinë Muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje. Në biografinë e Iva Jonovës ka shumë çmime nga konkurse në Vjenë dhe Dojlandsber të Austrisë, Maribor të Sllovenisë, ka marrë pjesë në shumë festivale prestigjioze. Duke konkurruar me mbi 300 pjesëmarrës nga mbarë bota bullgarja fitoi në edicionin e parë të konkursit botëror të operës “Johan Shtraus” (2010). Tashmë 15 vjet këngëtarja jeton dhe punon jashtë Bullgarisë.

“Së pari u nisa për në Vjenë, ku mësoja te profesoresha Margarita Lillova – tregoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë këngëtarja. – Pata shansin e madh të më dëgjojë tenorin Siegfried Jerusalem – një prej interpretuesve të mëdhenj të repertorit të Vagnerit. Ai më propozoi për t’u bërë studentja e tij e parë në Njurnberg, në Hohshule. Atje pata mundësinë për të grumbulluar mjaftë përvojë, duke kënduar në opera të Hajdn, Mocartit etj. Incizova disa këngë të Bramsit në Radion e Bavarisë. Pas kësaj u nisa për në Majningen dhe gjashtë vite isha soliste në operë, ku u mishërova në 30 role. Pasi mora çmimin “Artisti më i mirë i ri i vitit 2006” dhe u bëra “Anëtare nderi e Shtatsopera Majningen” vendosa se duhet të vazhdoj përpara. U ktheva në Vjenë, e cila është një qytet i mrekullueshëm, ku ka shumë muzikë dhe shumë ngjarje kulturore.”

Këngëtarja operistike Iva Jonova i do sfidat. “Unë jam një njeri, i cili vazhdimisht kërkon, prandaj hyra në kontakt me specialistët më të mirë dhe mësova specifikën e stileve të ndryshme” – na tregon këngëtarja. – Ndër pedagogët e saj është dhe Mirela Freni. Aktualisht bullgarja këndon me orkestrën “Shtraus dhe Vjena”. Gjatë muajit tetor të vitit 2012 Iva Jonova bëri incizime në Radion Kombëtare Bullgare bashkë me Orkestrën Simfonike të radios.

Gjatë vitit 2012 prima e operës Iva Jonova mori çmimin “Shekulli i artë”. “Jam shumë krenare se e mora këtë çmim prestigjioz – tha këngëtarja operistike. – Çmimi dorëzohet për përhapjen e kulturës dhe muzikës bullgare jashtë shtetit. U dekorova nga ish ambasadorja në Austri – zonja Elena Shekerletova. Kjo ndodhi pas një koncerti me rastin e 3 marsit (festa kombëtare e Bullgarisë). Paraqitëm një program bullgar, bashkë me korin e Veliko Tërnovos “Kantilena”.

Megithë pjesëmarrjen e saj në projekte operistike në mbarë botën, Iva Jonova thotë se ndihet më mirë në atdhe. Sivjet këngëtarja këndoi për herë të parë në një spektakël në skenën bullgare – në operën e Rosinit “Graf Ori”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD