Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të gjithë pjesëmarrësve të grupit. Dhjetë këngët me tekste romantike, lirike dhe sinqerisht të bukura në gjuhën bullgare dhe me melodi të paharrueshme, të paprekura nga tendencat bashkëkohore dhe moda aktuale, tashmë mund të dëgjohen në të gjitha platformat. Kjo është dhe një nga arsyet pse albumi quhet "Nostalgji", thotë Ivan Jurukov:
“Kjo është një nostalgji më tepër për herët e para për ne, kur çdo person zbuloi botën për herë të parë, kur hera e parë ra në dashuri, hera e parë që u pickua nga një bletë, hera e parë që i ndodhi diçka e rëndësishme ose e parëndësishme në jetë …. Këto herë të para janë gjithnjë e më pak të zakonshme dhe ne i hasim ato me kalimin e moshës gjithnjë e më rrallë. Ato ndodhin vetëm në fëmijëri.Ato mund t'i ndodhin një personi çdo ditë - ai thjesht duhet të "reagojë". Këtë albumin tonë - e konsideroj si një aventurë të tillë - për herë të parë."
Ivan Jurukov shton se ata nuk udhëhiqeshin nga një stil apo zhanër i caktuar, por thjesht e lanë veten të udhëhiqen nga emocioni dhe dëshira për t'u shprehur. Interesat e tyre të gjera janë edhe për faktin se grupi përfshin përfaqësues të pothuajse të gjitha arteve. Stojan Bozhkillov është një piktor i suksesshëm me shumë ekspozita jashtë dhe brenda vendit. Petko Sllavov, përveç se është autor i teksteve, basist, kitarist në grupe të ndryshme, është edhe autor i romanit "Pavarësisht dashurisë". Ivan Jurukov dhe Nikollaj Dimitrov – Koki janë aktorë të njohur si nga skena e teatrit, ashtu edhe nga ekranet televizive dhe kinematografike.
Në pritje të zbulimeve të reja artistike të grupit “Terpentina”, dëgjojmë këngën e tyre “Komedia”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..
Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj. Dirigjenti do..
Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan..