Në pjesët më të poshtme të rezervatit rriten kryesisht pyje prej pemësh bishtshkurtra, si për shembull prej lisi, shkoze etj. Më lart pyjet janë kryesisht prej lisi të zakonshëm, plepi etj., kurse në pjesët më të larta të rezervatit “Muri i Kuq” shpatet janë mbuluar me pemë halore përherë të gjelbra prej bredhi, pishe të bardhë etj.
Në pyjet e rezervatit hasen lloje të ndryshme kafshore. Lumenjtë janë plotë trofta malore, kurse në disa prej tyre, si në Sushica për shembull, haset vidra. Në rajon ka gjithashtu arinj, ujq, drerë, dhi të egra. Këtu është një parajsë e vërtetë për shpendët grabitqarë të ditës dhe të natës.
“Këtu hasen 63 lloje shpendësh, 17 prej të cilave janë përfshirë në “Librin e Kuq të Bullgarisë” – shpjegon Maria Mihajllova. – Interes të madh shkaktojnë shpendët grabitqarë të ditës, por ka dhe shumë lloje shpendësh jashtë familjes së shpendëve grabitqarë. Këtu hasen gjithashtu lloje të ndryshme zvarranikësh. Disa prej tyre janë karakteristike për Mesdheun.”
Rezervati ka një regjim shumë të rreptë. Ai mund të vizitohet vetëm nëpërmjet pesë shtigjesh turistike. Dalja nga tyre është e ndaluar. Në vitin 2012 Inspektorati regjional për mjedisin dhe ujërat – Plovdiv filloi zbatimin e një projekti të financuar nga Programi operativ “Mjedisi rrethues” për ruajtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të rezervatit “Muri i Kuq” dhe për mirëmbajtjen e akoma një rezervati. Projekti është me vlerë rreth 390 mijë euro dhe parashikon përpunimin e një plani për administrimin e rezervatit, rimëkëmbjen dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe rritjen e angazhimit të shoqërisë me ruajtjen dhe popullarizimin e territorit të mbrojtur. Në kuadrin e projektit do të bëhet dhe inventarizim i ri i shumëllojshmërisë biologjike.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Inspektoratit regjional për mjedisin dhe ujërat – Plovdiv
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..