Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Llallov – violinisti dhe dirigjent bullgar në Portugali

Foto: arkiv personal

Nikollaj Llallov është violinist, dirigjent dhe pedagog. Ka 20 vjet që jeton në Portugali. Bullgari ka themeluar orkestrën e dhomës “Cascais Oeiras” dhe që sot është udhëheqësi i saj. Po ashtu është në krye të konservatorit në Lisbonë.

Në fund të viteve të 70-të të shekullit të kaluar Nikollaj Llallov ka mbaruar shkollën muzikore “Lybomir Pipkov” në Sofje me medalje të artë. Në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov” ka mësuar për violinist në klasën e interpretueses së shquar Stojka Millanova. Po ashtu ka ndjekur mësimet e dirigjimit të korit dhe të orkestrës. Pas kësaj Nikollaj Llallov ka filluar veprimtari pedagogjike dhe ka dhënë shumë koncerte në Bulgari dhe jashtë vendit. Në Portugali e kanë shpurë detyrat profesionale. Vazhdimisht paraqitjet e tij në skenë andej u shtuan dhe bashkë me familjen u vendos në Lisbonë. Bashkëshorten Stella Eliezer e ka pedagoge të muzikës, kurse vajzën Lilia Donkova – violiniste.

© Foto: arkiv personal

Dekorimi me çmimin “Profesionalist i vitit” – 2009

Meqenëse ka marrë shumë dekorata për veprimtarinë që bën në Portugali, violinisti Llallov kurrë nuk ka ndërprerë lidhjet e tij me kolegët në Bullgari. Shumë muzikantë vendas janë ftuar mysafirë në orkestrën e tij dhe kanë mbajtur seminare në konservatorin në Lisbonë. Nikollaj Llallov ndihmon zhvillimin profesional të muzikantëve të rinj që spikatin me talentin e tyre. Gjithashtu orkestra e tij e dhomës ka qenë në Bullgari. Me shumë suksese dallohen koncertet e tij në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Javët e muzikës në Sofje”.

Orkestra “Cascais Oeiras” është themeluar më 2000. Mban emrin e një rajoni në afërsi të Lisbonës, 25 km larg oqeanit. Atje violinisti bullgar së bashku me bashkëshorten e tij kanë hapur një shkollë muzikore.

© Foto: arkiv personal

Në ballkonin e konservatorit në Lisbonë
“Kjo është shkolla e parë profesionale e muzikës në këtë rajon të Lisbonës, sqaroi Nikollaj Llallov. – Vendi është shumë i preferuar për turistët. Shumë prej tyre janë adhurues të muzikës klasike dhe kanë kërkesa shumë të larta. Megjithëse kriza preki gjithë Evropën, ne patëm fat. Vazhdon interesi për veprimtarinë e orkestrës dhe mësimet e muzikës. Kemi rreth 400 nxënës në programe të ndryshme. Pedagogët numërojnë rreth 60. Shkolla është relativisht e re dhe nxënësit më të mëdhenj janë të moshës 12-13 vjeç. Interesante është simbioza e orkestrës dhe punës pedagogjike. Shumica e anëtarëve të orkestrës janë njëkohësisht dhe pedagogë. Fëmijët janë kureshtarë të ndjekin koncertet ku marrin pjesë pedagogët e tyre. Ky është një lloj motivimi për ta.” Orkestra e dhomës shpeshherë fton solistë dhe dirigjentë nga vende të tjera.

“Në konservator jemi duke punuar sipas një programi i cili vlen në të gjitha shkollat në Portugali – tha violinisti Llalov. – Nxënësit mësojnë solfezh, këndojnë në kor, interpretojnë në instrumente të ndryshme dhe marrin pjesë në ansamble të vogla. E kam për ide të përpiloj një program. Orkestra dhe shkolla të vendosen në një ndërtesë dhe të gëzojnë një administratë të përbashkët. Orkestra do të bëjë prova në mëngjes, ndërsa mësimet do të zhvillohen pasdite. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e vajzës sime. Ajo ka mësuar për muzikë në Bullgari. Unë ia kam dhënë mësimet e violinës. Më bëhet qejfi kur jemi së bashku në skenë. Koncerti në qytetin Meksiko gjatë majit ishte shumë prekës për mua. Ajo ishte soliste, kurse unë – dirigjent mysafir. Vajza ime bëri publikun për vete dhe mori shumë duartrokitje. Përveç se interpreton në orkestrën time, ajo jep koncerte individuale në vende të tjera.”

Nikollaj Llallovi ftohet shpeshherë të dirigjojë orkestra të ndryshme të botës. Kur të ketë mundësi nuk harron të përfshijë ndonjë vepër bullgare në programin e tij. Nga fillimi i 2012-ës ai dirigjon në Meksiko dhe Brazil – gjatë pranverës, si dhe në Gjermani dhe Spanjë gjatë vjeshtës. Ka obligime në Zvicër dhe në disa vende të tjera të Evropës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD