Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrjetet sociale – pjesë e pandarë e jetës së sotme

Foto: Архив
Sot interneti dhe rrjetet sociale janë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme. Mënyra e re e jetesës lehtëson komunikimin dhe e bën atë më të shpejtë, duke përfshirë disa bashkëbisedues nga të gjitha qoshet e botës. Interneti dhe rrjetet sociale përdoren përditë si në shtëpi, ashtu edhe në vendin e punës.

Në vend të parë për nga numri i klikimeve renditet motori i kërkimit Google, pas kësaj vjen rrjeti social Facebook. Sipas të dhënave ndaj muajit shtator të 2012-ës Bullgaria zë pozitën e 57 mes 213 vendeve në botë për nga numri i përdoruesve në Facebook. Rreth 2.5 mln bullgarë ose një e treta e popullsisë ka llogari në Facebook. Sipas psikologes dr. Diana Bakallova nga Instituti për hulumtime të popullsisë dhe të njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, përdorimi i Facebook-ut nuk është një alternativë e komunikimit real, më tepër shërben si shtesë për ta plotësuar atë. Znj. Bakallova së bashku me dr. Margarita Bakraçeva janë autore të një hulumtimi që ka për qëllim të konstatojë se si bullgarët e konsiderojnë komunikimin në Facebook dhe ç’rol ka ai në jetën e përditshme. Njëra nga pyetjet të cilën bën hulumtimi është “A përkon llogaria në Facebook me identitetin e të regjistruarit?”

“Në shumicën e rasteve përdoruesit japin të dhëna relativisht të vërteta personale – komentoi dr. Bakallova. – E kam fjalën për paraqitjen relativisht të vërtetë, sepse shumë përdorues prezantojnë vetëm të dhënat e tyre pozitive. Kështu p.sh., ata ngarkojnë fotot e tyre më të mira, shtojnë shokë me të cilët në jetën reale nuk gëzojnë marrëdhënie të ngushtë miqësore dhe me të cilët kanë vetëm shoqëri të përbashkët. Shumë përdorues kërkojnë dhe shtojnë personalitete të shquara për të rritur statusin e vet në rrjetin social ose postojnë mendime dhe thënie të huaja. Në një farë mënyre ata e largojnë profilin në Facebook nga identiteti i tyre real.”

Bullgarët e përdorin Facebookun, ashtu siç e bëjnë shumicën e përdoruesve të tjerë në botë, për të lexuar dhe për të shkruar mesazhe, për të komentuar dhe për të ndjekur postimet e shokëve të vetë. Ndër aktivitetet e tjera të preferuara janë ngarkimet me foto, video dhe komente, si edhe përdorimi i shtojcave të ndryshme dhe i lojërave. Në bazë të parapëlqimeve në Facebook dhe të kohës së kaluar në rrjetin social psikologët caktojnë gjashtë lloje të përdoruesve.

“Grupin e parë e kemi quajtur “përdoruesit e konservuar” – sqaroi dr. Bakallova. – Zakonisht këta shtojnë shokë të cilët i njohin në jetën reale. Llogaria e tyre është e kyçur për të panjohur dhe në përgjithësi janë më aktivë jashtë rrjeteve sociale. Përdoruesit e konservuar kalojnë mesatarisht rreth 15-20 minuta në rrjetin social përditë dhe parapëlqejnë të çojnë mesazhe private. Qëllimi i komunikimit të tyre në Facebook është rivendosja e kontakteve sociale. Ata kërkojnë të jenë në lidhje të pandërprerë me të njohurit që kanë. Në grupin e dytë bien të ashtuquajturit “profesionalistë”. Në vend të parë këta të fundit janë personalitete të shquara dhe kontaktet e tyre online mund të arrijnë deri në 10 mijë, bile më shumë. Llogaria e tyre rri e kyçur 24 orë dhe ata kalojnë gjysmë e kohës së tyre të lirë në rrjetin social. Profesionistët parapëlqejnë të dërgojnë ftesë për ngjarje të ndryshme, të bëjnë reklama, të rivendosin herë pas herë llogarinë e tyre dhe të lexojnë. Në Facebook ata bëjnë kontakte rastësore me shumë njerëz me qëllim komercial. Grupi i tretë është i “përdoruesve pasivë”. Më së shumti ata mbikëqyrin aktivitetin e të tjerëve dhe nuk janë mjaft aktivë në Facebook, ku mesatarisht kalojnë rreth 30-40 minuta në ditë. Preferojnë të bëjnë kërkesa, të shfletojnë llogaritë e shokëve të tyre dhe respektivisht të shoqërisë së këtyre të fundit. Qëllimi i komunikimit i pasivëve në Facebook nuk është mbajtja e kontakteve sociale, më tepër bëhet fjalë për forcim të pozitave të tyre sociale. Grupi i katërt është ai i “eksperimentuesve”. Këta janë të hapur për nga kontaktet e reja dhe në mënyrë metaforike mund të thuhet se koleksionojnë shokë. Po ashtu përfitojnë nga shtojca të ndryshme dhe lojëra online, postojnë komente në mure të huaja, lexojnë etj. Domethënë veprimet e tyre janë mjaft aktive. Kanë për qëllim krijimin e kontakteve jo të thella, argëtimin, dashuriçkën, po ashtu duan të tërheqin ndaj vetes vëmendje, e kështu me radhë. Grupin e pestë e përbëjnë të ashtuquajturit llogaritë fake ose “llogaritë falso”. Në këtë grup bien përdoruesit me një ose disa llogari me të dhëna të falsifikuara dhe kanë për qëllim manipulimin, keqpërdorimin, torturimin e përdoruesve të tjerë. Të regjistruarit me të dhëna falso janë shumë aktivë onlinë. Në Facebook kalojnë mesatarisht rreth një orë e gjysmë. Ata parapëlqejnë të kërkojnë dhe të shfletojnë llogaritë e të njohurve dhe të të panjohurve, të bëjnë ftesa për lojëra online dhe të çatojnë. Grupi i gjashtë është i “përdoruesve kreativë”. Këta të fundit e përdorin Facebookun, duke postuar mendime origjinale, duke bërë komente interesante dhe duke hapur diskutime të ndryshme. Janë shumë aktivë në hapësirën virtuale dhe kalojnë në të mesatarisht 2 orë në ditë. Kreativët preferojnë të postojnë vazhdimisht në murin e vetë, të ngarkojnë foto dhe video, si dhe të komentojnë postimet e veta dhe ato të huaja. Qëllimi i komunikimit ka të bëjë me vetëparaqitjen e mirë, tërheqjen e interesit ndaj vetes, vetëvendosjen dhe respektin e të tjerëve.”

Komunikimi në rrjetet sociale zë një vend të konsiderueshëm në kohën e lirë të bullgarëve. Nëpërmjet bisedimeve virtuale kërkohet më tepër kontakte jo të thella dhe argëtim. Këto janë disa përfundime të hulumtimit të bërë nga psikologët. Motori kryesor i përdoruesve të Facebook-ut është nevoja për përkatësi dhe dëshira për të fituar respektin e të tjerëve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kolazh: Vergil Mitev
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD