Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sesioni i ri parlamentar – nën shenjën e zgjedhjeve të ardhshme

Foto: BGNES
Gjatë hapjes së stinës së re politike në Parlamentin Bullgar qeveritarët apeluan ndaj oponentëve të vet drejt lidhjes së marrëveshjes për sjellje me përgjegjësi politike dhe arritje të pajtimit mbi prioritetet kombëtare. Nga opozita u përgjigjën se GERB janë vonuar me kërkimin e konsensusit. Zgjedhjet parlamentare dhe referendumi i parë pas ndryshimeve demokratike ishin ndër theksat në fjalimet e deputetëve, të cilat shënuan fillimin e sesionit të 11 të Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor.

Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare në sallën plenare u drejtuan mesazhe, u rikujtuan arritje dhe gabime. Në retorikën e deputetëve u dalluan citate nga Platoni, Ungjilli dhe fjalët e urta. Qeveritarët ripohuan si prioritete sferën sociale, arsimin, shëndetësinë, reformën gjyqësore. Shfrytëzuan rastin të deklarojnë se do të votojnë me “jo” për referendumin kombëtar dhe kërkuan që ai të mos të ulet në nivelin e një prove para zgjedhore. Kryetari i Grupit Politik të partisë GERB, z. Krasimir Vellçev deklaroi se kanë “një vetëdije objektive për shkak të rezultateve të arritura”.
“Pavarësisht nga kriza botërore financiare e ekonomike dhe vështirësitë përpara të gjitha shteteve, qeveria e partisë GERB dhe kryeministri Bojko Borisov i kanë ngritur rrogën minimale dhe pensionin – tha Krasimir Vellçev. – Shtuam me mbi 1 miliardë leva grumbullimin e taksave dhe të akcizave, pakësuam me mbi 13 për qind numrin e administratës. Qeveria e partisë GERB përvetësoi dhe shpërndau mbi 2 mlrd euro fonde evropiane. Absorbimi i mbi 30 për qind prej mjeteve në kuadër të programit “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” janë dëshmia e radhës për angazhimet tona ndaj zgjidhjes së problemit me papunësinë rinore dhe në përgjithësi me papunësinë në Bullgari. Në krahasim me qeverinë e mëparshme, kabineti i partisë GERB do të japë për periudhën e vet të qeverisjes 1.5 mlrd euro më shumë për shëndetësi, 7 mlrd euro më shumë për politikën sociale. Dhamë edhe me 4.5 miliardë euro më shumë për pensione për të gjithë njerëzit e moshuar.”

Nga e majta rikujtuan 7 prioritete të pakryera të GERB-it që përpara ardhjes së tyre në pushtet, mes të cilave janë lufta me korrupsionin, reforma në sistemin gjyqësor, hyrja në hapësirën e Shengenit e të tjera. “Bullgaria ka nevojë nga ndryshime – theksoi lideri i Partisë Socialiste Bullgare, z. Sergej Stanishev. – Ky ndryshim parashikon një shtet përgjegjës dhe demokratik, ndalim të reketit në biznes, si edhe rivendosje të ekonomisë normale të tregut, politikë të anti-monopolit përmes rregullimit aktiv shtetëror, një politikë investuese aktive të shtetit në ekonomi. Përmes përkrahjes së biznesit të vogël dhe të mesëm – rivendosjen e shtetit social në Bullgari, që po shkatërrohet tani. Një prioritet prijës në të ardhmen e njerëzve të rinj në Bullgari.”

Bashkëkryetari i Koalicionit Blu, z. Ivan Kostov theksoi se viti 2013 përsëri do të jetë viti i krizës ekonomike. “Ekonomia jonë është e sëmurë – tha Ivan Kostov. – Nga 700 mijë firma gjatë vitit 2001, 350 mijë u ri-regjistruan. Prej tyre në 175 mijë nuk ka të zënë përveç një njeri, i cili sigurohet vet. Këto janë firma në ngrirje. Ne apelojmë që të pranohen të paktën 2 projektligje, të cilat të mund të përmirësojnë gjërat dhe të zgjidhin të paktën problemet më serioze, të cilat do t’i vejë depresioni i cili po vazhdon gjatë 2013-ës.”

Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë shpresojnë që ky vit do t’i vihet fund mesianizmit politik. Vendi ka nevojë prej një drejtimi alternativ, që do ta rivendosë demokracinë reale, përkatësisht – zgjedhje të sinqerta dhe eliminim të rrezikut nga një votim të zëvendësuar, deklaroi zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar, z. Ljutvi Mestan: “Grupi Parlamentar i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë po rinovon propozimin e vet për konsultime në një nivel të lartë, ku të arrihet pajtim për kufirin, i cili të sigurojë një votim të sinqertë, kurse ndryshimet në ligj vetëm ta materializojnë këtë pajtim. E përcaktojmë refuzimin e GERB-it të marrë pjesë në konsultime të tilla si papërgjegjësi. Dhe prandaj do të kërkojmë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të angazhohet me një vërejtje totale të këtij procesi zgjedhor në Bullgari si një vend me një rrezik të lartë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD