Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A përbën rrezik Bullgaria për tregun e punës në BE?

Foto: BGNES
A do të rritet fluksi i emigrantëve bullgarë për në Evropë, pasi në fund të 2013-ës do të hiqet periudha e kufizuar 7 vjeçare për emërimin e tyre në punë në vendet-anëtare të BE-së, të cilat tani për tani nuk kanë hapur tregjet e punës për ta? Frika nga fluksi i emigrantëve sikur është më e madhe sesa duhet. Ka pak të ngjarë që 300 mijë rumunë dhe bullgarë të nisen për në Britaninë e Madhe, pasi realizohet në praktikë e drejta e tyre e pjesëmarrjes së lirë në tregun e punës në mbarë BE-në. Frika e njëjtë ekzistonte dhe gjatë vitit 2004, kur vende të tjera nga Evropa Lindore morën të drejta të tilla.

Që nga fillimi i vitit të kaluar Gjermania liberalizoi tregun e saj të punës për grupe të veçanta specialistësh dhe punëtorësh bullgarë. Mirëpo Britania e Madhe dhe Holanda presin skadimin e periudhës përfundimtare 7 vjeçare, që të hapin tregjet e tyre të punës. Bullgarët e arsimuar dhe me kualifikim të lartë edhe tani zënë pozita të ndryshme në shumë shtete evropiane, përfshi këtu dhe Britaninë e Madhe. Çështja është nëse përveç tyre shumë prej bashkatdhetarëve tanë do të nisen për Britaninë e Madhe, të stimuluar nga sistemi britanik i ndihmave sociale. Një pjesë e britanikëve janë të mendimit se rritja e numrit të emigrantëve do ta rritë papunësinë në vend, e cila lëkundet rreth 8 për qind. Todor Krëstev, atasheu i çështjeve të punës pranë ambasadës sonë në Londër vë në dukje se shqetësimet mund të shpërndahen nga shembulli i Irlandës, e cila që nga viti 2012 hapi tregun e saj të punës për bullgarët.

“Në mes të vitit të kaluar Irlanda hoqi njëanshëm dhe paraprakisht kufizimet për aksesin në tregun e punës. Sipas të dhënave që disponojmë tani për tani gjatë tërë vitit 2012 kanë kërkuar punë atje rreth 350 shtetas bullgarë. Është e dukshme se edhe kur tregu i punës është i hapur, drejt Irlandës nuk ka fluks emigrantësh. Pritet që të vëzhgohet tendencë e tillë edhe në Angli.”

Sipas të dhënave të Britanisë së Madhe aktualisht në vend punojnë rreth 50 mijë shtetas bullgarë, saktëson Todor Krëstev. Kuptohet, në kushtet e regjimit të kufizuar ata kanë lejë të posaçme, që të punojnë atje në mënyrë legale dhe kështu kontribuojnë për sistemin social britanik – thotë ai. – Mirëpo Krëstev shënon se me afrimin e afatit të heqjes së kufizimeve për qasjen e bullgarëve te tregu i punës i Britanisë së Madhe, po zhvillohet një fushatë, e cila provokon frikë ndër popullsinë.

“Gjatë vitit të kaluar kishte shumë spekulime rreth vazhdimit të kufizimeve për qasje te tregu i punës në Britaninë e Madhe edhe pas 2014-ës – shpjegon Todor Krëstev. – Tani për tani në përputhje me rregullat e aplikuara evropiane, është ripohuar si nga ana e Komisionit Evropian, ashtu dhe nga ana e ministrit të punëve të brendshme të Britanisë së Madhe se këto kufizime nuk mund të vazhdojnë dhe se pas vitit 2014 shtetasit bullgarë do të kenë akses të lirë në tregun e punës. Duhet të nënvizojmë se të drejtën e lëvizjes së lirë do ta marrin pikërisht personat, të cilët duan të punojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë legale për sistemin social. Ata, të cilët duan të vijnë, që të përfitojnë nga sistemi social nuk do të kenë aspak shans. Jo vetëm në Bullgari, por dhe në Angli shtrëngohen kushtet për qasje te sistemi social. Kështu qe personat, të cilët nuk punojnë dhe përkatësisht nuk kontribuojnë për zhvillimin e sistemit, nuk do të kenë akses tek ai. Në këtë lidhje ekziston një bashkëpunim shumë i mirë midis institucioneve britanike dhe atyre bullgare, që të parandalohen shkeljet dhe mendoj se të gjitha provat për abuzime nuk do të kenë sukses.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD