Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borxhet e firmave në Bullgari arritën dy herë Prodhimin e Brendshëm Bruto

Foto: arkiv
Borxhet e kompanive në Bullgari do të vazhdojnë të rriten edhe këtë vit dhe kjo do të krijojë mundësi për falimentimin e shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këto falimentime do të keqësojnë ekonominë në vend. Këtë e tregojnë parashikimet e Dhomës Ekonomike Bullgare. Ato mbështeten te studimet ndër biznesin dhe të dhënat për borxhet e firmave gjatë vitit 2011. Studimet tregojnë rritje prej më shumë se 3 për qind dhe arrijnë deri në 80 mlrd euro. Kështu borxhet e firmave tejkalojnë dy herë Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas ekspertëve të Dhomës Ekonomike Bullgare pikërisht stabiliteti fiskal në vend e bëri biznesin peng të krizës. Për dallim nga vendet e tjera në BE Bullgaria ka një borxh të vogël shtetëror, i cili u ul nën 15 për qind. Mirëpo në të njëjtën kohë vendi ynë ka një borxh jashtëzakonisht të madh korporativ, i cili është 227 për qind e PBB-së. Efekti i këtij shpërpjesëtimi të madh dhe i borxheve të ndërmarrjeve është mungesa e rritjes së mjaftueshme të ekonomisë bullgare. Sipas Dhomës Ekonomike Bullgare përmasa e këtyre borxheve nuk është kaq shqetësuese, sepse sa më mirë punon një ekonomi, kaq më shumë rriten borxhet e saj. Problemi vjen nga fakti se është skaduar afati i pagimit të 80 për qind të borxheve. Ky është një faktor tjetër, i cili gjithashtu bllokon rritjen e ekonomisë bullgare.

Më shumë borxhe të papaguara ka biznesi i mesëm dhe më konkretisht ndërmarrjet me personal nga 30 deri në 250 veta. Në fakt kjo është pjesa dërrmuese e punëdhënësve në Bullgari, është kurrizi si të thuash i ekonomisë bullgare. Sipas ekspertëve të Dhomës Ekonomike Bullgare zgjidhja e vetme e problemeve të këtyre firmave është mbyllja e tyre, shkurtimi i personelit, ose falimentimi i tyre. Të dhënat e studimit tregojnë se borxhet e kompanive rriten me tempe më të ngadalta gjatë viteve të krizës. Shkaku është se për shkak të vështirësive firmat kanë kufizuar deri në minimum planet e tyre për investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Tërhiqen kryesisht kredi afatshkurtra për shuma të vogla.

Sektorët me më shumë borxhe janë tregtia, pasuritë e patundshme dhe ndërtimi. Më pak borxhe kanë sektorët në fushën e prodhimit të metaleve kryesore dhe produkteve ushqimore.

Studimet e Dhomës Ekonomike Bullgare ndër biznesin tregojnë se edhe sivjet borxhet do të jenë një prej problemeve kryesore për punën normale të kompanive. Del se disa prej debitorëve më të mëdhenj ndaj firmave private janë strukturat shtetërore dhe bashkiake. Afro 80 për qind e menaxherëve të anketuar kanë treguar se kanë borxhe, të cilat nuk kanë paguar brenda afatit të shënuar. Gjysma prej tyre janë nga kompani private. Ekspertët parashikojnë akoma falimentime gjatë këtij viti, që do të vështirësojë suplementarisht problemin e borxheve, sepse kur një firmë me borxhe falimenton, kjo çon deri në edhe më shumë probleme. Rriten dhe kreditë e këqija dhe të ristrukturuara. Në fund të vitit 2012 përqindja e tyre arriti afro 26 për qind. Ndërkaq rriten dhe borxhet ndaj institucioneve financiare, të cilat arritën afro 25 mlrd euro.

Sipas Dhomës Ekonomike Bullgare edhe sivjet nuk do të ketë ulje të borxheve. Shkaku është se rënia e ekonomisë do të vazhdojë, shitjet në tregun e brendshëm do të ulen, kurse aksesi te financimi do të mbetet i vështirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD