Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të së dielës

Fshati Banite është pikënisja e itinerareve të shumta në malet piktoreske Rodope.
Foto: banite.egov.bg
Rumen Rodopski

Admiruesit e folklorit bullgar në këtë program do të njihen me një këngëtar popullor bullgar, i cili është i njohur botërisht. Ky është Rumen Rodopski – interpretuesi zëëmbël i melodive të krahinës së malit Rodopa. Gjatë vitit 2006 në një anketë të Televizionit Kombëtar Bullgar për bullgarët e mëdhenj, emri i këngëtarit Rumen Rodopski u radhit bashkë me emrat e dy këngëtareve Valja Ballkanska dhe Stefka Sabotinova. Rumen Rodopski caktohet si një talent origjinal dhe simbol i këngës së krahinës së Rodopeve. Ai posedon një zë përkëdhelës, i butë dhe lirik, i cili është shumë karakteristik dhe dallohet lehtë. 

© Foto: banite.egov.bg

Pamje nga fshati Banite

Banite është një qendër balneare në malin Rodopa, të shtrirë gjatë rrjedhjes së lumit Mallka Arda. Në qendrën e fshatit para shumë kohe u zbulua një burim me uji të ngrohtë mineral. Sipas legjendave ky burim daton që nga epoka romake. Veçoritë natyrore – burimi me uji të ngrohtë mineral, natyra e pastër, flora dhe fauna e pasur dhe e larmishme, klima e butë, relievi i thyer – të gjitha ato janë premisë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Rajoni ofron si mundësi për kurim balenar, ashtu edhe turizëm ekologjik, fshatar edhe ekstrem. Vendbanimi Banite është pikënisja e itinerareve të shumta në mes të natyrës piktoreske, kështu që për më kureshtarët edhe ky rajon i Bullgarisë mund të përbëjë interes.

© Foto: banite.egov.bg

Çdo vit më 5 dhe 6 maj zhvillohet festa e fshatit Banite dhe e ujit mineral.

Nëse dëshironi t’u kënaqeni zërit të ëmbël dhe interpretimeve të këngëtarit Rumen Rodopski dhe të njiheni me vendlindjen e tij, klikoni AUDIO.
По публикацията работи: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD