Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta me kancerin po vazhdon

Foto: Архив
4 shkurti është Dita Botërore për Luftë me Kancerin. Çdo vit rreth 12 milionë veta nëpër botë sëmuren, kurse pre tyre përafërsisht 3,2 milionë janë evropianë. Statistika shqetësuese tregon se, në Bashkimin Evropian, sëmundjet onkologjike janë shkaku më i shpeshtë për vdekje pas sëmundjeve të zemrës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Bullgari, çdo vit diagnostikohen 34 mijë raste të reja.

© Foto: zdrave.net

Në Bullgari më i shpërndari është kanceri i gjirit, kurse te meshkujt – të mëlçisë së bardhë. Në një intervistë për Radio Bullgarinë dr. Rosica Krësteva, kryetare e klubit “Onkolog i ri” thotë se, gjatë viteve të fundit te ne rastet më të shumta prej kancerit të gjirit te gratë zbulohen në një stad më të shpejtë. Si tërësi njerëzit tanimë tregojnë një përgjegjësi më të madhe ndaj shëndetit të vet. Më shpesh njerëzit shkojnë te doktori dhe prandaj gjithnjë e më rrallë zbulohen sëmundjet në një etapë të përparuar. “Sa i përket profilaktikes mjaft nga gratë tanimë dinë se çfarë dhe se si të bëjnë – sqaron mjekja. Ato mësojnë për këtë si nga fushatat, të cilat bëhen nga organizatat e pacientëve, qoftë edhe nga programet arsimuese ose transmetimet shëndetësore. Është fakt se, kjo sëmundje në Bullgari me të vërtetë zbulohet herët, por mjerisht nuk ka një program të përpunuar dhe të aplikuar skrining për të në Bullgari, në ndryshim nga Greqia për shembull ku ka. Aktualisht është formuar një grup pune pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që përpunon strategji për luftë me këtë sëmundje. Deri më disa muaj Plani Kombëtar Kundër Kancerit do të jetë fakt dhe vendi ynë ka një sistem të ndërtuar prej masave, të drejtuara konkretisht mbi sëmundjet e kancerit.”

Klubi “Onkologu i ri” është krijuar gjatë vitit 2004 me ide të profesorit Ivan Çernozemski – një onkolog i njohur. Qëllimi i mjekëve të rinj në degë është të mblidhen dhe të ndajnë idetë e veta, dhe po kështu dhe të fitojnë nga përvoja e specialistëve prijës në këtë fushë. Fillimisht mbledhjet janë jozyrtare, në to vijnë specialistë në kimioterapi dhe onkologë. Me kalimin e kohës prania zgjerohet dhe nga klubi ftojnë terapevt të rrezatimit, kirurg, gjinekologë, gastroenterologë e specialistë të tjerë, të cilët ndeshen me këtë lloj sëmundje. Kufizimi i vetëm është mosha – deri më 40 vjeç. Që nga viti 2009 klubi ka dhe një regjistrim zyrtar.

“Bëjmë nga disa mbledhje në vit, ku gjatë viteve të fundit organizojmë nga një takim të madh ndërkombëtar, në të cilin ftojmë specialistë nga vendi dhe nga jashtë – vazhdon doktoresha Krësteva. – Klubi ynë u prezantua gjatë vitit të kaluar në Kongresin Evropian të Onkologjisë. Aty pamë se, kjo që po ndodhet në Bullgari, prek dhe vendet e tjera. Këmbyem ide me kolegë nga shtetet e ndryshme. Përveç kësaj, me këmbëngulje po kërkojmë mundësi për specializim të mjekëve të rinj jashtë shtetit. Duam që ata të fitojnë një përvojë ndërkombëtare, të cilën të mund ta aplikojnë këtu” – është kategorike Rosica Krësteva. Sipas saj dijet dhe mjeshtëritë të cilat i fitojnë specialistët tanë, janë në një nivel botëror. Ajo e cila mungon, është më tepër e lidhur me bazën materiale dhe me aparaturën moderne.

“Sëmundjet e kancerit nuk janë sëmundja më e keqe, e cila mund të zbulohet te ndokush – është e bindur dr. Rosica Krësteva. – Ka mënyrë që ajo të mund të luftohet. Fillohet me një moment thjesht psikologjik. Pas kësaj vjen dhe ndërhyrja jonë – e mjekëve me shërimin, qoftë ai kirurgjik, me ilaçe ose përmes terapisë së rezeve. Por në realitet kjo sëmundje mund të shërohet dhe kjo deri diku varet prej nesh. Unë jam përkrahëse e kësaj që të gjithë ne bashkërisht të marrim pjesë në këtë betejë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD