Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka demokraci të drejtpërdrejtë në Bullgari?

Në referendumin e parë kombëtar gjatë historisë demokratike të Bullgarisë bullgarët duhej të shprehnin pozitën e tyre, duke i përgjigjur një pyetjeje të formuluar paqartë: “Të zhvillohet apo jo energjetika bërthamore në Bullgari nëpërmjet ndërtimit të centralit të ri bërthamor?”

Mirëpo kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjet vetëm me “po” apo “jo” janë kategorikë ekspertët nga Instituti për zhvillimin e mjedisit publik, të cilët vëzhgonin procesin e organizimit dhe zhvillimit të referendumit. Sipas tyre kjo është një prej shkaqeve për aktivitetin e ulët të shtetasve më 27 janar, kur pak mbi 20 për qind ushtruan të drejtën e tyre të votës. Ekspertët konstatuan gjithashtu politizim të fushatës informative dhe të meta në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të shtetasve. Monitorimi i ekspertëve mbi media tregon se pushteti i katërt ka paraqitur para se gjithash kundërvëniet partiake gjatë fushatës. Ndër temat e shumta të diskutuara është dhe ajo për çmimin e Centralit Atomik “Belene”. Në të njëjtën kohë iu kushtua më pak vëmendje çështjeve të lidhura me rreziqet dhe dobitë eventuale nga ndërtimi i centralit të ri bërthamor.

A ka demokraci të drejtpërdrejtë në Bullgari?

Ja se çfarë tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Antoaneta Coneva – kryetare e Institutit për Zhvillimin e Mjedisit Publik: “Për mendimin tim bullgarët sikur kanë pritje shumë të larta nga demokracia e drejtpërdrejtë dhe kanë dëshirë për të qenë pjesëmarrës aktivë në këto procese. Mendoj se në rastin konkret kishte shumë elemente, të cilat çuan në aktivitetin e ulët. Nga njëra anë pyetja e paqartë, nga ana tjetër – vetë fushata informative, në të cilën kishte më shumë teza politike, sesa teza shkencore. Kështu qe përgjigja e pyetjes është: po, demokracia e drejtpërdrejtë ka të ardhme në Bullgari. Sipas meje qytetarët janë përgatitur për të, por lë për të dëshiruar sa u përket institucioneve. Ato nuk janë në dijeni të instrumenteve të saj, të zhvillimit të fushatës informative etj. Për mendimin tonë duhet të ndryshohet vetë ligji, që të mund të funksionojë demokracia e drejtpërdrejtë.”

Ekspertët e Institutit për Zhvillimin e Mjedisit Publik i kanë bërë vlerësimet dhe rekomandimet e tyre mbi bazën e Kodit të praktikave të mira për zhvillimin e referendumeve, të miratuar gjatë vitit 2007 nga Komisioni i Venecias pranë Këshillit të Evropës. Në fillim të javës tjetër ata do t’ua dërgojnë raportin e vet të gjitha institucioneve të interesuara. Qëllimi i tyre është që në këtë mënyrë të startojnë një fushatë për ndryshimin e Ligjit për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të shtetasve në pushtetin shtetëror dhe vendor, ligj ky i cili ka shumë të meta.

“Ligji nuk trajton aspak çështjen e financimit të fushatës – vuri në dukje Antoaneta Coneva. – Përsëri u aplikuan normat e Kodit zgjedhor, gjë që çoi deri në kundërvënie midis institucioneve. Si rezultat i kësaj ne nuk do të kuptojmë kurrë se sa mjete u investuan në këtë fushatë nga përkrahësit e dy tezave. E dini se kishte kufi prej 1 mln eurosh dhe nuk ishte lejuar përdorimi i subvencioneve shtetërore nga komitetet e iniciativës, në të cilat marrin pjesë dhe përfaqësues të partive politike. Kështu qe në ligj duhet shënuar shprehimisht se si kontrollohet financimi i fushatës dhe si respektohen rregullat sa i përket grumbullimit të mjeteve dhe harxhimit të tyre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD