Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Premiera e operës “Eugjeni Onjegin” në Sofje

Foto: perasofia.bg

Shfaqjet e operës “Eugjeni Onjegin” nga Çajkovski në Sofje tërheqin publikun bullgar në masë në teatër. Këto spektakle operistike sillen falë bashkëpunimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Operës së Bukureshtit. Më së 40 vjet dy institucionet kulturore nuk kanë punuar mbi projekte të përbashkëta. Ka kohë që opera “Eugjeni Onjegin” nuk është shfaqur fare në skenën e kryeqytetit. Ja pse u prit me padurim premiera e saj që premierë u mbajt më 25 janar.

Interesi për operën lindi nga shfaqja origjinale – vepra e Jon Karamitrut nga Rumania. Ai është aktor dhe regjisor i njohur me një biografi tërheqëse. Z. Karamitru është drejtor i Teatrit Kombëtar “Jon Luka Karaxhale” në Bukuresht dhe kryetar i Bashkimit të Teatrove të Rumanisë (UNITER). Jon Karamitru është ish-ministër i kulturës, kalorës i Urdhërit të Arteve dhe Letërsisë të Francës dhe oficer nderi i Urdhërit të Britanisë së Madhe.

Z. Karamitru pohon se bën shfaqje të “Eugjeni Onjegin”-it për herë të tretë. “Spektakli në Sofje është ribërje e atij që jepet në Bukuresht”, tha regjisori. Ai rrëfen se kohën e fëmijërisë e ka kaluar në teatër dhe “Eugjeni Onjegin” ka qenë e vetmja operë që i ka pëlqyer. Disa vite më vonë Jon Karamitru me kujdes analizon arsyet. “Kjo është një vepër e cila përmbahet nga dy kryevepra: poema e Pushkinit dhe muzika e Çajkovskit” – vuri në dukje regjisori. Në shfaqje ky i fundit bashkon realitetin me kujtimet. “Përfitoj nga retrospektiva”, sqaron z. Karamitru. Kjo është njëra nga arsyet që shikuesi të thellohet në veprime, të përjetojë ndjenjat e personazheve dhe të jetë në pritje deri skenës së fundit të operës. Për të prezantuar në mënyrë më të suksesshme, regjisori rumun ka shtuar një personazh. Kur ngrihet perdja e shfaqjes, në skenë dilet një vajzë – e vogla Tatjana, e tërhequr nga historitë romantike të cilat lexon. Ajo është një element lidhës në spektakël – shfaqet në skena të ndryshme dhe pa fjalë merret pjesë në veprim. Jon Karamitru pohon se është i kënaqur me punën e tij me këngëtarët e rinj të operës këtej, duke shtuar: “Ata kanë zëra të mirë dhe me vullnet zhvillojnë aftësitë e tyte teatrale.”

© Foto: operasofia.bg


“U përpoqëm të gjejmë personazhet më të mirë të roleve të Onjeginit, Tatjanës, Lenskit etj – tha dirigjenti i shfaqjes, Grigor Palikarov. – Përzgjodhëm një formacion ndërkombëtar ku secili është individualist i dalluar. Dihet se shfaqja e Çajkovskit nuk është fare e lehtë dhe kolegët kanë punuar me entuziazëm për të kryer çdo detyrë. Procesi filloi që në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur një pjesë e stafit të teatrit ishte në turne në Japoni. Kompozitori ka sjell jo operë, kurse skena personale të bashkuara gjithsej në tri veprime. Është me rëndësi që të mos prishet dramaturgjia muzikale e veprës. Duke qenë me përvojë të madhe në fushën e teatrit dhe kinematografisë, Jon Karamitru ka bërë një zgjidhje të mirë. Dekori lejon që çdo gjë të ndodhë gjatë skenave muzikore. Kjo është një zgjidhje, kështu të thuhet, kinematografike e cila nga pikëpamja muzikore është mëndur shumë bukur. I doli suksesi në bashkimin e muzikës dhe teatrit. Në fakt, kjo është magjia e operës.”

Një rol me shumë rëndësi në shfaqjen e operës “Eugjeni Onjegin” në Sofje i kushtohet britanikut Kris Jeger, i cili i ka bërë dritat në mënyrë fantastike. “Kjo është hera e parë në Bullgari dhe në të vërtetë jam befasuar me kryeqytetin. Më pëlqen shumë”, tha Kris Jeger. Skenografe e spektaklit është rumunia e talentuar Maria Miu. Në fakt, dekoret, veshjet, koreografia dhe dritat janë transferuar nga Bukureshti në Sofje. Ndër solistët gjithashtu ka të huaj. Rolin e Lenskit e interpreton tenori rumun Aleksandru Badea. Tatjana dhe Olga interpretohen nga Ekaterina Kuprievska dhe përkatësisht Darja Rjabinko nga Rusia.

Në skenë dallohen edhe këngëtarët e talentuar bullgarë të operës, ndër të cilët: Cvetana Bandallovska, Radostina Nikollaeva, Evgeni Aleksiev. Ky i fundit është një bariton i mrekullueshëm me banim në Francë. Për herë të dytë basi bullgar Svetozar Rangellov interpreton rolin e mbretit Gremin. Para gjashtë vitesh ai ka interpretuar rolin në Operën e Romës, e cila është dhënë nga i mirënjohuri Franco Zeffirelli (Franko Xhefireli) me pjesëmarrjen e këngëtares së operës Mirela Freni.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova

Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..

botuar më 24-10-09 12.31.MD

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD